Këshilli gjyqësor e shkarkoi nga puna gjykatësin Mitrinovski

Këshilli Gjyqësor e ka shkarkuar nga Gjykata e Apelit, gjykatësin Jodran Mitrinovskin, njofton Portalb.mk.

“Është miratuar vendimi me të cilin konstatohet se gjykatësi Jodran Mitrinovski e ka kryer funksionin gjyqësor në mënyrë jo-profesionale dhe jo të përgjegjshme”, kumtoi Këshilli Gjyqësor.

Këhsilli lejoi që të përsëritet procedura kundër Mitrinovskit – gjykatësit të Apelit, pas miratimit të vendimit të GJykatës për të Drejtat e Njeriut, në të cilën është konstatuar shkelja e nenit 6, paragrafi 1 nga Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. U formua komision në Këshillin për Zbatimin e Procedurës. Në vitin 2017, Komisioni caktoi disa diskutime, të cilat i ka anuluar me kërkesë të Mitrinovskit dhe mbrojtësve të tyre.

Mitrinovski tanimë disa vjet është në pension. Ai ka vlerësuar se është shkarkuar nga ish ministri i Drejtësisë, Mihajllo Manevski, pasi që e ka pensionuar bashkëshorten e tij, Filimena. Në pyetje të gazetarëve, gjykatësi deklaroi se në takim me Qeverinë e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski i ka kërkuar që të japë dorëheqje nga funksioni. Mitrovski, në vitin 2011 ishte shkarkuar pasi që ka lejuar bosi për trafikim me cigare, Bajrush Sejdiu të shkojë në paraburgim shtëpiak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button