Autobusi përplaset në një stacion në Moskë, tre persona të lënduar

Ministria ruse për Situata Emergjente ka kundërshtuar raportimet se dy persona kanë vdekur gjatë përplasjes së një autobusi në Moskë, duke thënë se në aksidentin e ditës së sotme tre persona janë lënduar, transmeton REL.

“Ende nuk ka viktima si rezultat i një aksidenti rrugor me autobus”, ka thënë shërbimi për media i ministrisë.

Policia në Moskë ka thënë se një autobus është përplasur në një stacion autobusësh në veriperëndim të kryeqytetit rus.

Përplasja ka ndodhur në rrugën Skhodnenskaya Street në Moskë.

Policia më herët ka deklaruar se ka vdekur një pasagjer që ka qenë në autobus dhe një tjetër, i cili ka qenë duke pritur në stacion.

Kjo incident ka ndodhur vetëm katër ditë pasi një tjetër autobus ishte përplasur në shkallët e një metroje në perëndim të Moskës, duke lënë të vdekur katër persona dhe duke lënduar 13 të tjerë.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia.

Sidoqoftë autoritetet ruse kanë distancuar rastin e ditës së hënë nga ndonjë sulm i mundshëm terrorist.

Ata kanë thënë se ky incident ka ndodhur ose për shkaqe tenike apo se drejtuesi ka humbur kontrollin e makinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button