Përmbaruesit nuk do të munden t’i bllokojnë llogaritë e shfrytëzuesve të ndihmës sociale

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Oda e Përmbaruesve kanë nënshkruar Memorandum me të cilin përmbaruesit obligohen që të mos i bllokojnë llogaritë e personave – pranues të ndihmës sociale, njofton Portalb.mk.

“Nënshkrimi i Memorandumit me Odën e Përmbaruesve ka qëllimin e vetëm – t’i mbrojmë të drejtat e personave të cilët janë në rrezik social me çka do të ndalojmë që të bllokohen llogaritë e tyre”, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.

Ajo tha se me nënshkrimin e këtij Memorandumi, “e kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në fushën e zbatimit të politikave sociale dhe të ligjit për përmbarim.

“Bashkëpunimi do të bazohet në parimet dhe procedurat e parapara me këtë Memorandum në pajtueshmëri me dispozitat për mbrojtjen e të dhënave personale. Nënshkruesit t’i aplikojnë standardet më të larta për sjellje etike dhe ligjore gjatë kohës së realizimit të këtij memorandumi dhe obligohen që të sigurojnë sistem për mbrojtjen e të dhënave personale nga përdorimi i paautorizuar dhe keqpërdorimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button