Fillon zbatimi i vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit për kufirin në det dhe tokë mes Sllovenisë dhe Kroacisë

Sot skadon afati për zbatimin e vendimit arbitrar për kufirin në det dhe tokë mes Sllovenisë dhe Kroacisë.

Lubjana paralajmëroi se do të fillojë zbatimi i këtij vendimi, ndërsa Zagrebi e kundërshtoi këtë dhe bën thirrje për përmbajtje nga çfarëdo zbatimi i masave të njëanshme, siç paralajmëruan mund të sjellin deri në incident.

Sipas mediave kroate, peshkatarët e Istras sot herët në mëngjes lundruan t’i mbledhin rrjetet e tyre në Gjirin Piran. Incidente nuk ka, nuk ndjehet tension.

Veçernje list shkruan se në marrëdhëniet mes Kroacisë dhe Sllovenisë fillon periudhë e cila do të tregojë sa autoritetet e të dy vendeve janë të pjekura dhe përgjegjëse dhe e parashtron pyetjen “çfarë nëse ka incident”.

Policia kroate, siç shkruan gazeta, është e obliguar ta ruajë kufirin shtetëror të tij dhe këtë do ta bëjë.

Sot mbushen sakët gjashtë muaj pasi gjykata arbitrare e solli vendimin lidhur me kufirin, e cila deri më sot duhej të fillojë të zbatohet. Megjithatë, kjo nuk ndodhi.

Kroacia nuk e pranoi vendimin arbitrar, ndërsa argument për këtë është se Zagrebi, me vendim unanim të Saborit, doli nga arbitrazhi pasi dolën në sipërfaqe parregullsitë në procedurën e palës sllovene.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button