Joveski: Prokuroria Publike nuk do të jetë më në shërbim të pushtetit ekzekutiv

“Prokuroria Publike nuk do të jetë më në shërbim të pushtetit ekzekutiv, vendimet do të merren vetë te Prokuroria e jo te qendrat e fuqisë ose te qendrat e ndikimit”, kështu deklaroi mbrëmë në “24 Analiza” prokurori i ri publik i Republikës së Maqedonisë, Lubomir Joveski, njofton Portalb.mk.

Joveski theksoi se Prokuroria Publike duhet të jetë organ kompetent i pavarur për ndjekjen e kryerësve të veprave penale, të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ai nuk është takuar me ish-prokurorin publik, Marko Zvërlevskin gjatë pranim-dorëzimit të funksionit sepse, siç tha, funksionin për një kohë të gjatë e ka kryer u.d. prokurorja publike, Liljana Spasovska.

Ai tha se nuk ka pasur kontakt as me anëtarët e qeverisë, nuk është takuar me Zaevin e as me dikë nga përbërja e re parlamentare.

Për atë se si prokurorët e kaluar kanë lejuar të merren vendime të caktuara dhe si dikush nuk ka mundur ta kundërshtojë Zvërlevskin, ai tha se Prokuroria tani punon në bazë të parimeve të rrepta hierarkike.

“Kishte anëtarë të cilët ashpër i kanë kundërshtuar seancat e Këshillit të Prokurorëve Publik për vendime të caktuara, njëri ndër to kam qen unë. Për një pjesë të madhe të pyetjeve gjatë votimit mbetesha vetë ose në rastin më të mirë kam pasur mbështetjen e vetëm një kolegu”, tha Joveski.

Ai nuk deshi të tregojë se a ka arritur Prokuroria te urdhëruesi i ngjarjeve të 27-prillit për shkak interesit të hetimit, ndërsa për të arrestuarit për ngjarjet në Kuvend theksoi se Prokuroria Publike do të hetojë dhe në bazë të fakteve dhe dëshmive do të ndërmarrë ndjeke penale përkatëse ose do të miratojë vendim tjetër prokurorial.

“Deri në këtë moment është vlerësuar se ata njerëz e kanë tejkaluar kufirin ligjor”, tha Joveski dhe shtoi se Prokuroria nuk ndjek askënd sepse është artist ose deputet por sepse është vërtetuar se ka procedurë për veprime në pajtim me Kodin Penal.

Për Prokurorinë Speciale Publike konsideron se do të duhej të ishte pjesë e Prokurorisë Publike, por, siç tha, duhet të vendoset me ndryshime ligjore.

Ndryshe, me 61 vota “për”, deputetët e Kuvendit në vazhdimin e seancës së 22, Lubomir Joveskin e kanë zgjedhur për prokuror shtetëror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button