Sulm në Egjipt, gjashtë ushtarë të vdekur

Një bombë rrugore e militantëve islamikë në Gadishullin Sinai në Egjipt ka goditur një makinë ushtarake, dukë lënë të vdekur gjashtë persona, duke përfshirë në zyrtar të lartë ushtarak, kanë thënë zyrtarë të sigurisë dhe spitalit, transmeton REL.

Ata kanë thënë se bomba ka goditur një konvoj që ishte duke patrulluar zonën në qytetin Bir-al-Abd në veri të Sinait, duke lënë të vdekur kolonelin dhe pesë ushtarë.

Bir-al-Abd ka qenë skena më e përgjakshme në historinë moderne të Egjiptit, pasi më 24 nëntor, militantët kanë vrarë 311 besimtarë në një xhami.

Presidenti egjipitan, Abdel-Fattah el-Sissi, që nga ajo kohë ka premtuar se do të përdorë “forcën brutale”, për të shtypur kryengritjen e gjatë në veri të Sinait.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button