Maqedoni, ferma “Petersen” – prodhim i ushqimit të shëndetshëm (FOTO)

Për familjen Petersen mësuam përmes rrjeteve sociale, me rekomandim të shumë prindërve të cilët përdorin ushqim të shëndetshëm për vete dhe për fëmijët e tyre. Valentina Petersen na e rrëfeu tregimin e tyre.

Valentina është nga Maqedonia, me profesion është sociologe, ndërsa bashkëshorti i saj Henrik, i cili është nga Dnaimarka, punon si mekanik për kamionë. Kanë dy fëmijë, Tea dhe Nino. Nino është 21 vjeç dhe është teknik për mobilie dhe eneterier, i cili prej para ca kohësh jeton me të fejuarën Ana. Tea është 22 vjeçe dhe është inxhiniere e makienrisë, punon në profesion dhe për momentin është në Bejrut. Valentina është e kënaqur që fëmijët e saj janë të pavarur dhe të suksesshëm.

“Jetonim në qendër të Shkupit deri para dhjetë viteve dhe vendosëm të përpiqeni të jetojmë jashtë qytetit. Për ne më tepër ishte tejet stresuese të jetoje në qytet. U menduam se si do të jetë për shkak të fëmijëve, arsimit të tyre dhe si do të funksionojmë prej atje. Vendosëm të provojmë dhe pasi shkuam nuk u kthyem më”, thotë Valentina për MIA.

Tani shtëpia e tyre është në atarin e fshatit të Shkupit, Moranë, komuna e Studeniçanit, në gjysmë të rrugës mes Draçevës dhe Zelenikovës. Valentona theksoi se jetojnë në ajër të pastër, në qetësi dhe kënaqen në natyrë.

кокошки 1

Sipas saj, megjithatë është vështirë të jetohet jashtë qytetit sepse infrastruktura nuk është e zgjidhur, transporti publik duhet të përmirësohet dhe çdoherë duhet të kesh alternativë, për shembull nëse nuk ka rrymë, ujë dhe të ngjashme.

Për fermën “Petersen”

Valentina me kënaqësi na e shpjegoi idenë e tyre për fermën “Petersen” apo homestead.

“Nuk bëhet fjalë për fermë në kuptimin klasik të fjalës, por homestead apo pronë”, potencon Valentina.

Ajo na rrëfeu se pas periudhës së adaptimit në Moranë, filluan të mendojnë për prodhim të ushqimit të shëndetshëm. Filluan me thëllënza sepse vezët, siç thotë, janë bereqet për secilin organizëm dhe janë mjaft të dobishme. Në fillim kishin rreth dhjetë thëllënza, ndërsa tani kanë rreth 80 sosh.

јајца мала

“Filluam me thëllënzat para pesë-gjashtë viteve. Provuam, i dëgjuam ata më me përvojë, lexuam, gabuam mjaft, mësuam nga gabimet tona. Kemi inkubatorë dhe vetë i nxëmë, nga veza deri te thëllënza e rritur. Gjithçka është prodhim i yni. Edhe inkubatorët që i kemi, vetë i prodhojmë”, tha Valentina. Theksoi se ferma dhe shoqërimi me shpezët për të është hobi, terapi.

Пиле

Për shkak të hapësirës së madhe më vonë Petersenët kanë vendosur të ruajnë pula. Për momentin kanë rreth 60 pula nga lloji “saseks”. Valentina na shpjegoi se ky lloj i pulave në Maqedoni ka ardhur nga Anglia, ndërsa kanë mish shumë të shijshëm dhe janë pula të mira ë japin vezë. Me to, vitin e kaluar kanë qenë në ekspozitë të zogjve dhe shpendëve në Shkup dhe kanë marrë vlerësime të larta.

Валентина Петерсен и кокошките

Petersen kanë disa miska dhe rreth 30 dukate, të cilët kanë qëllim t’i zgjerojnë. Duke u njoftuar me këto zogj, Valentina potencoi se dërgojnë vezë vetëm jashtë dhe vetë bëjnë vatër në ndonjë shkurre ose vend të fshehur. Vezët e tyre dallohen nga të tjerat për shkak se kanë gjashtë muaj afat përdorimi, kur janë të papërpunuara, ndërsa janë më të pasura me karoten dhe me vitaminë A.

мисирки

“Vezët nga dukatet ende nuk janë të njohura tek ne për shkak se nuk i kultivojnë shumë. Ato janë pula afrikane të cilat janë shumë të zëshme, bërtasin edhe ditën edhe natën, ndërsa janë ruajtës shumë të mirë të shtëpisë. Prej tyre asnjë kafshë nuk und të kalojë, as gjarpërinj, hardhucë…”, tha Valentina dhe shtoi se punojnë në afirmimin e tyre.

бисерки

Ato, siç tha, janë bërë nikoqirë tek ne, janë të shëndetshme dhe të dobishme, kanë mish shumë të shijshëm si mishi nga pula e egër ose fazani.

“Ato janë shpendë që ushqehen me gjithë atë që e gjejnë në oborr, ndërsa tek ne është lëshuar, e lirë. Dashurinë e kam të madhe. Kur një herë njeriu do të fillojë të kujdeset për kafshë nuk mund të ndalet pastaj. Kjo nuk ishte asgjë me forcë, gjithçka ishte spontane me kohë dhe me dashuri”, thotë Valentina.

Ruajnë edhe lepuj për shkak të mishit i cili është pa kolesterol dhe shumë i shëndetshëm.

Зајак

“Duhet vazhdimisht të pastrohet që shpendët të jenë të shëndosha. Për pastrim nuk përdorim kimi por vetëm mjete natyrale. Bëmë gjithçka të jetë nga metali që dezinfektimi të jetë me brener, me djegie”, tha Valentina. Shtoi se shpendët kontrollohen dhe vazhdimisht mbikëqyren nga veterinari.

Familja Petersen gjithçka kultivon dhe prodhon është e dedikuar fillimisht për ta, e pastaj për miq dhe familjarë, ndonjëherë japin për dhuratë, ndërsa në qoftë se diçka mbetet edhe e shesin. Të gjithë të interesuarit mund t’i gjejnë në rrjetet sociale me emrin Ferma “Petersen” – Farm Petersen.

Сирење

Valentina na tregoi se më shumë porosi kanë në vjeshtë sepse, siç tha, atëherë e përforcojmë imunitetin dhe për Pashkët është kërkesa më e madhe kur të gjithë dëshirojnë të ngjyrosin vezë shtëpie.

“Përvojë përfitojmë më shumë nga Danimarka, përmes literaturës dhe kontakteve me njerëz prej atje, miqtë dhe të afërmit tanë. U besoj atyre. Në Danimarkë, 90 përqind e prodhimit është organik”, tha Valentina. Shtoi se shtëpinë dhe tokën e kanë blerë, por gjithçka tjetër e kanë krijuar vetë, si fermën, kafazet dhe shtëpitë e shpendëve dhe kafshëve.

Familja Petersen ka dy qen, mace si dhe plantacione për pemë: kajsi, pjeshkë, qershi, dardha, si dhe arra, bajame, ose, siç thotë Valentina, prej të gjithave nga pak.

Prodhimi i ushqimit të shëndetshëm dhe organik në kushte shtëpie 

“Ne jetojmë rrëzë Kitkës. Në fshatrat në shpatet e Kitkës ruhen dele, dhi dhe lopë, dhe ne nga banorët lokal të fshatit blejmë qumësht dhe vetë bëjmë prodhime të qumështit për neve. Prodhojmë edhe jufka shtëpie, me qumësht të lopëve shtëpiake, me miell integral dhe vezë nga thëllëza”, thotë Valentina.

Јуфки

Miqtë e tyre i porosisin,  ndërsa para pak kohësh një porosi me jufka është dërguar edhe në SHBA. Me shumë dashuri, gjithashtu bëjnë edhe bukë shtëpie.

Njerëzit porosisin, tha ajo, ndërsa unë dua t’u ofroj atyre ushqime shtëpiake që të provojnë diçka më ndryshe.

Сирење

“Suksesi i fëmijëve është suksesi ynë më i madh. Të gjitha grave u dëshirojë të kenë një burrë si imi. Ai është një burrë dhe baba i kujdesshëm dhe i mrekullueshëm, mbështetja ime. Atij shumë i pëlqen Maqedonia, ajo për të është shtëpia e tij dhe nuk dëshiron të largohet nga këtu”, thekson Valentina.

Familja e Petersen janë modestë, të kënaqur, realist, përhapin energji pozitive dhe thonë se ata kanë të ardhura.

“Gjithçka  bëjmë  vetë, me dashuri dhe udhëhiqemi nga motoja  ‘Vazhdimisht duhet punuar diçka”. Kur punohet diçka, është më bukur”, thekson Valentina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button