Zyrtarisht e martuar, këngëtarja shqiptare zbulon detaje nga ceremonia e fshehtë

Pak ditë më parë, ishte vetë Adelina Tahiri që lajmëroi fansat nga llogaria e saj në Instagram se kishte marrë propozimin për martesë e nga kjo u kuptua që dasma do të ishte afër, aq sa në portale u përfol edhe për një ceremoni të shpejtë të këngëtares me avokatin Serjoza Markov nga Maqedonia. Edhe pse u përpoq ta mbante të fshehtë partnerin, mediat zbuluan shpejt identitetin e tij, madje edhe diferencën e madhe në moshë me këngëtaren, transmeton Revista Class.

Gjithsesi, propozimin romantik nga Vjena, Adelina e bëri publik për të gjithë, duke treguar edhe unazën e shtrenjtë. Nga fotot e fundit të postuara, nuk e paskemi kuptuar, por Adelina qenka martuar zyrtarisht disa ditë më parë.

Në foton e postuar sot, Adelina është duke hedhur firmën në regjistrin e gjendjes civile: “Zyrtarisht e martuar”, – shkruan ajo pas kësaj fotoje që, në fakt, nisur nga veshja, nuk duket të jetë e sotme. Me të njëjtën veshje, Adelina ka postuar foto edhe një javë më parë, kështu që martesa zyrtare paska ndodhur, por ne nuk paskemi kuptuar gjë.

Urime atëherë!

Im officially married

A post shared by AdelinaTahiri (@adelina_tahiri1) on

Thnx to @armendramadani and @albinadylaa

A post shared by AdelinaTahiri (@adelina_tahiri1) on

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button