Gjykata e Apelit e shfuqizoi vendimin e shkallës së parë për lëndën “Ryshfet” ku akuzohet Zoran Zaev

Gjykata e Apelit Shkup, pas mbajtjes së seancës publike për lëndën e njohur në opinion si “Ryshfeti”, solli vendim me të cilin e shfuqizoi vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe lëndën e ktheu në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë.

Siç kumtoi Gjykata e Apelit, gjatë procedurës dhe vendosjes për Propozimin e mbrojtjes për ndarjen e dëshmive të marra me masa të posaçme hetuese, të vendosura në seancën për debatin kryesor, gjykata e shkallës së parë ka vepruar në kundërshtim me procedurën e paraparë ligjore kur me propozim të mbrojtjes për të cilën nuk ka ekzistuar pajtim nga palët, në vend të vendimit të sillet nga Këshilli që ka qenë në mbledhje, vendimin në mënyrë shtesë jashtë seancës për debatin kryesor e ka sjellë kryetari i këshillit me të cilin në rastin konkret ka dalë jashtë autorizimeve të konfirmuara me ligj.

Ndryshe, Zaev sipas akuzës ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për metër katror tokë ndërtimtare në Strumicës, për të cilën Nikollov ka qenë i interesuar që të privatizohet.

Gjykimi i liderit të LSDM-së për këtë rast deri më tani disa herë është anuluar.

LEXO:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button