Padi penale kundër udhëheqësisë së mëparshme të Ministrisë së Kulturës

Drejtoria e Policisë Financiare të Republikës së Maqedonisë ngriti padi penale kundër ish-ministres së Kulturës, Elizabeta Kançevska-Milevska, zëvendësit të saj Dragan Nedelkoviq dhe kundër Gj.T., këshilltar shtetëror për çështje financiare dhe udhëheqës i sektorit për financa në Ministrinë e Kulturës, njofton Portalb.mk.

Ata janë të dyshuar për vepër penale “Kryerje të pandërgjegjshme në shërbim” dhe i kanë shkaktuar dëm buxhetit me shumë prej 170.671.444 denarë ose 2.770.640 euro.

Siç thuhet në kumtesën e Drejtorisë, në periudhën nga korriku i vitit 2009 deri në shkurt  të vitit 2017 tre të dyshuarit duke shmangur mbikëqyrjen e obligueshme në mënyrë të pandërgjegjshme kanë vepruar në ushtrimin e kompetencave dhe detyrave të tyre, në mënyrë që në kundërshtim me nenin 581 paragrafi 2 nga Ligji për shoqëritë tregtare, që në mënyrë të saktë thekson se kompanitë e huaja nuk mund të ushtrojnë veprimtari në territorin e Republikës së Maqedonisë derisa nuk organizojnë filiale, kanë pranuar fatura nga subjekti juridik i huaj ‘Svetllost Teatar SHPK Beograd’, i cili nuk është regjistruar si tatimpagues në Republikën e Maqedonisë.

Në të është përfshirë në mënyrë të paligjshme një shumë shtesë e paraqitur si TVSH prej 18 për qind, me ç’rast ministrja dhe zëvendësministri kanë nënshkruar gjashtëdhjetë e katër vendime për përkthim të mjeteve, ndërsa udhëheqësi i sektorit të punëve financiare nënshkroi urdhëresa për pagesë të fondeve në dëm të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë, me të cilat kanë bërë pagesa jashtë shtetit në bazë të 11 marrëveshjeve për kryerjen e shërbimeve, mallrave dhe punëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button