Xhaferi: Pres që opozita të merr pjesë në seancën e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë (VIDEO)

Marrëveshja për Fqinjësi të mirë me Bullgarinë nuk do të jetë në seancë parlamentare deri në 15 janar, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Ai tha se pret që edhe opozita të marrë pjesë në seancë, njofton Portalb.mk.

“Pritshmëritë për vitin 2018, pra në kontekst të asaj çka është jeta politike në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, mendoj që do të kemi stabilitet më të qëndrueshëm, për faktin që gjitha mosmarrëveshjet brenda partiake që kanë qenë në fundvit, mendoj që do të jetë e tejkaluar në kuptimin e  organizimit të subjekteve politike dhe të vazhdojnë të jenë pjesëmarrës në punimet e rregullta të Parlamentit nga fillimi i vitit të ardhshëm pas festave të janarit. Besoj se 2018 do të jetë vit më i qetë në fushën e asaj çka është debati parlamentar, për faktin që edhe deklarimet e subjekteve politike paraprakisht se janë të gatshëm të mbështesin projektet reformuese kundrejt pritshmërive të raport progresit të Komisionit Evropian dhe pritshmërive rreth anëtarësimit në NATO”, tha Xhaferi.

Qeveria me 19 dhjetor e ka konfirmuar propozim-ligjin për ratifikim të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe të njëjtin ta dërgojë në Kuvend.

Kur të dy vendet do ta ratifikojnë, Marrëveshja do të hyjë në fuqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button