Bejli deri te Mickoski: Të jeni konstruktiv

Ambasadori i SBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, dje ia ka uruar zgjedhjen kryetarit të ri të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe e ka porositur që të bashkëpunojë në përforcimin e demokracisë, sundimit të së drejtës dhe përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët, njofton Portalb.mk.

“Marrja e funksionit tuaj në këtë post mjaft të rëndësishëm vjen në kohën e mundësive për zhvillim të madh të Maqedonisë në drejtim të aspiratave për siguri, prosperitet dhe demokraci gjithëpërfshirëse, plotësisht të integruar në NATO dhe BE. Si parti më e madhe opozitare në Kuvend, e ftoj VMRO-DPMNE-në të luaj rol konstruktiv në përforcimin e proceseve demokratike dhe sundimit të së drejtës, por edhe në avancimin e marrëdhënieve me fqinjët. SHBA pret që të vazhdojë bashkëpunimi me Maqedoni, si me Qeverinë, po ashtu edhe me opozitën”, thuhet në urimin e ambasadorit Bejli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button