Pacolli: Albini nuk është kriminel

Gjykata ka vendosur që Albin Kurti dhe Donika Kadaj – Bujupit tu zgjatet paraburgimi deri më datën 27 janar 2017, të cilët akuzohen se kanë hedhur gaz lotsjellës në kuvendin e Republikës së Kosovës, njofton 21 Media

Lidhur me këtë vendim, zëvendës-kryeministri i parë dhe ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli është shprehur se ajo që bëri Albin Kurti ishte politike dhe sipas tij, ai nuk është kriminel. Ai përmes një postimi në facebook është shprehur se drejtësia duhet të përqendrohet te kriminelët e vërtetë.

”’Albin Kurti është i burgosur për diçka që ai e bëri plotësisht të hapur. Për diçka që ai bëri brenda parlamentit, dhe kjo ishte vetëm politike. Unë mendoj që drejtësia duhet të përqëndrohet me teper në kriminelët e vërtetë. Albini nuk është kriminel. Në vendet evropiane, ai sot do të ishte i lirë. Mos të harrojmë se ka grua dhe fëmijë!”, ka shkruar Pacolli.

Pas vendimit, Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar në faqen zyrtare të Facebook, me anë të një postimi. VV ka bërë thirrje që të lirohen dy deputetët e saj dhe të ndalet siç thonë ata, persekutimi politik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button