Gafurri largohet nga Renova për te kuqezinjtë vlonjat

Ka disa ditë që qarkullonte lajmi për kalimin te Flamurtari i futbollistit Argjent Gafurri, por sot është bërë zyrtare. Sulmuesi anësor ka arritur sot në Vlorë dhe pasi ka nënshkruar, ka bërë edhe prezantimin zyrtar me bluzën e Flamurtarit.

Argjent Gafurri është luan si sulmues anësor dhe së fundi ishte aktivizuar për skuadrën e Renovën. 29-vjeçari është një futbollist me mjaft eksperiencë dhe në 222 takime për Renovën, ka shënuar 35 gola dhe ka asistuar në 23 të tjerë, ndërsa pritet të ndihmojë shumë skuadrën e Duros.

Kështu pas sulmuesit shkupjan Muarem Muarem dhe atij serb, Nedjelkoviç, vlonjatët bëjnë një tjetër goditje në repartin e avancuar, për t’i garantuar skuadrës së Duros më shumë gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button