Tilerson-Lavrov: Nuk pranojmë që Koreja Veriore të jetë forcë bërthamore

Sekretari amerikan i shtetit Reks Tilerson dhe ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Llavrov u pajtua se nuk mund të pranohet shndërrimi i Koresë Veriore në forcë bërthamore dhe se duhet që të vazhdohen përpjekjet për pengimin e programit bërthamor koreanoverior.

Siç njoftoi Stejt Departamenti amerikan, këtë qëndrimi Tilerson dhe Llavrov e kanë parashtruar gjatë një bisede telefonike, në të cilën i dakorduan  aktivitetet e tyre të përbashkëta diplomatike kundrejt Koresë Veriore.

Shefat e diplomacive të SHBA-së dhe Rusia  biseduan edhe për krizën në Ukrainën Lindore, që Tilersoni kërkoi nga Llavrovi të ndikojë që të ulet niveli i dhunës në rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button