ATO fillon me punë nga nëntori i vitit 2018 dhe deri atëherë një nënoficer special kujdeset për përgjimet

Agjencia teknike operative, e cila do të jetë ndërmjetësuese në përgjimin midis operatorëve dhe shfrytëzuesve pritet të fillojë me punë nga nëntori i vitit 2018 dhe deri atëherë për mbrojtjen e privatësisë së qytetarëve dhe për parandalimin e keqpërdorimeve eventuale tani më po kujdeset nënoficeri special, me ekipin e tij, transmeton MIA. 

Kjo risi tani më zbatohen nga 1 qershori dhe ekipi përpunon raporte javore, mujoren dhe analiza të kërkesave për masa parandaluese, por edhe masa për shuarjen e krimit në lidhje me përgjimet. Për momentin, siç thonë burime nga MPB-ja, përfundon raporti i katërt më i madh në lidhje me atë sa urdhra për ndjekje janë dhënë, sa numra janë ndjekur.

MPB-ja në këto gjashtë muaj disa herë ka kërkuar nga Kuvendi, gjegjësisht nga komisioni kompetent të vijë me ekspert dhe të bëjë kontroll, edhe pse kjo nuk përmbahet në ligj. Megjithatë, kontrolli kuvendor deri më tani nuk është bërë.

Burime nga MPB-ja nuk deshën të tregojnë ku do të vendoset ATO-ja, sa të punësuar do të ketë, e as t’i nxjerrin implimnet financiare për zbatimin e këtyre reformave.

Pakoja e ligjeve për reforma në ndjekjen e komunikimeve, si pjesë e reformave, të përmbajtura në rekomandimet e Rajnhard Pribe dje kaloi në seancën qeveritare. Qeveria i miratoi ligjin për Agjencinë operative-teknike dhe tekstin e ri të propozim-ligjit për ndjekjen  e komunikimeve.

Ligji për ATO dhe ndryshimet ligjore të ndjekjes së komunikimeve pritet që Kuvendi t’i miratojë pas festave.

Në reformat intensivisht ka punuar grupi punues ndërdikasterial, në të cilin ka pasur edhe anëtarë i opozitës, të cilët në kohë janë informuar për të gjitha ndryshimet dhe sipas burimeve të MPB-së kanë bashkëpunuar në krijimin e këtyre reformave.

Për reformat është arritur partneritet strategjik me shërbimin kroat, i cili është krijuar sipas shembullit të atij britanik.

ATO është hap i parë në krijimin e kontrollit të përbashkët midis subjekteve, të cilët marrin pjesë në procesin e ndjekjes së komunikimeve. Burimet thonë se kjo do të thotë se MPB-ja nuk do të mund vetëm të ndjekë, siç ishte deri më tani përmes Drejtorisë së pestë në Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim. Edhe pse është dhënë urdhër nga gjykata, ai duhet të shkojë përmes ATO-së, i cili, ndërkaq vetëm do të ketë të drejtë të konektojë, por jo edhe t’i dëgjojë bisedat.

Është paraparë përforcim i mekanizmit të kontrolluar të ndjekjes së komunikimeve. Madje edhe një anëtar i komisionit kuvendor, të kërkojë të kryejë kontroll, ai do të mund të bëhet edhe pa paralajmërim paraprak.

Deputetët edhe më tej do ta kryejnë kontrollin ndaj përgjimit, përmes komisionit kuvendor, të përbërë nga katër anëtarë (dy nga shumica dhe dy nga opozita) dhe kryetar nga radhët e partisë më të madhe opozitare në Parlament. Do të mund të kryejë mbikëqyrje pa paralajmërim.

Në kontroll, siç është përmbajtur në propozim ligjin për ndjekjen e komunikimeve, janë përfshirë edhe Avokati i popullit, Drejtoria për siguri të informacioneve të klasifikuara dhe Drejtoria për të dhënat personale.

Risi është Këshilli për kontroll civil, që në mënyrë shtesë duhet të formohet. Këshilli për mbikëqyrje civile, që është një prej risive, do të përbëhet nga kryetari dhe gjashtë anëtarë dhe të gjithë do t’i përzgjedh Kuvendi. Mandati i tyre do të jetë tre vjet dhe ato do të duhet të parashtrojnë raport vjetor për punën e bërë deri në Parlament.

Ky Këshill do të veprojë në bazë të kërkesave të qytetarëve dhe ndërmarrjeve të cilët kanë vërejtur veprim të paligjshëm, gjegjësisht keqpërdorim të PI masave. Edhe këshilli, sipas burimeve nga MPB-ja mund të kryejë kontroll pa paralajmërim.

Drejtorin e ATO-së do ta zgjedh Kuvendi me shumicë prej dy të tretave, ndërsa është paraparë që agjencia të ketë e dhe zëvendësdrejtor.

Sanksionet eventuale për të punësuarit në ATO, të cilët do ta keqpërdorin pozitën e tyre, do të përmbahen në Kodin penal, gjegjësisht në ndryshimet që duhet të sillen në këtë sferë.

LEXO:Qeveria miratoi ligjet për Agjencinë ATO, për ndjekjen e komunikimeve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button