Për këto festa nuk dua dhurata, por dikë që nuk shtiret…

Kur flasim për festat, e para gjë që na vjen në mendje, janë dhuratat. Nisim të mendojmë se kujt do t’i bëjmë dhuratë, se çfarë do t’i dhurojmë, se sa do shpenzojmë etj. Në thelb, e vërteta më e madhe është se, askush nuk ka nevojë për dhurata. As unë.
Unë nuk kam nevojë për të pasur pranë dikë që të shpenzojë plot lekë me dhurata, me pretendimin se ashtu unë do të ndihem më mirë. Për t’ju ndjerë unë më mirë, ai person duhet të më dojë shumë. Kaq më mjafton të ndihem mirë. Nuk kam nevojë për dhurata.

Unë nuk kërkoj dikë që të paguajë faturat e mia, apo që të më shëtisë nëpër botë. Më mjafton dikush që të vijë me një trëndafil në derën e shtëpisë sime dhe të më thojë me sinqeritet “Të dua”.

Unë dua që dikush të më surprizojë me interesin që do të tregojë për mua, që të më pyesë se si shkoi dita ime, që i planifikon gjërat bashkë me mua dhe nuk thotë vetëm “Po, patjetër”, apo “Të telefonoj para se të flesh”.

Unë dua dikë që më përgjigjet me sinqeritet dhe më tregon për ditën që ka kaluar. Dua dikë që të ndiejë xhelozi, nëse më sheh rrugës me dikë tjetër; që më vlerëson për atë që jam dhe që buzëqesh sa herë unë i them “Të dua”.

Nuk kam nevojë për të pasur pranë dikë që të shpenzojë me mua për të më bërë të lumtur. Mua më lumturon dashuria. Ma shpifin shtirjet dhe më entuziazmojnë ndjenjat e pastra. Dhuratat e shtrenjta nuk mund t’i blejnë ndjenjat. Mos i besoni postimeve të shumta online ku shkruhet se një udhëtim diku, apo një dhuratë e shtrenjtë, të bëjnë të lumtur. Nuk të bëjnë aspak. Përkundrazi, të falin një trishtim afatgjatë.

Unë kam marrë dhurata shumë të shtrenjta dhe ndoshta edhe ti. Deri diku është e vërtetë që ato të bëjnë të ndihesh mirë, por ajo është një lumturi afatshkurtër që ia lë vendin një boshllëku afatgjatë. Për momentin ndihesh shumë mirë, mburresh me atë që të dhurojnë dhe pastaj ndihesh shumë bosh. Trishtimi të kaplon. Kjo gjë ndodh pikërisht, sepse dhurata të është bërë nga dikush që nuk e do.

Ndaj, për këto festa, unë nuk dua lekë të shpenzuara me dhurata. Unë dua ndjenja, sepse e di që lumturia prej tyre, është një ndjenjë afatgjatë… / F. Xh. / Bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button