Transport falas në autobusët në Shkup

 Për shkak të ndotjes së madhe të ajrit, Qyteti i Shkupit solli vendim për transport falas në autobusët e NTP-së dhe në autobusët e transportuesve privatë.

Kjo është një prej masave që i solli Qyteti i Shkupit dhe hynë në fuqi menjëherë, ndërsa i shpalli kryetari Petre Shilegov.

Transporti falas do të mundësohet deri në momentin e uljes së ndotjes së ajrit, për çka opinioni në mënyrë shtesë do të njoftohet.

Ai iu bëri thirrje të gjithë kryetarëve të komunave të Rajonit planor të Shkupit për të ndihmuar në subvencionimin e transportit publik që më lehtë të parashtrohet situata e re e shkaktuar.

Midis masave, siç theksoi kryetari i Shkupit, është ndërprerja e të gjitha aktiviteteve ndërtimore vendet e ndërtimit nën kompetencë të tij dhe ju bëri thirrje të gjithë kryetarëve të komunave të Qytetit të Shkupit t’i ndërpresin aktivitetet ndërtimore vendet e ndërtimit në kompetencë të tyre.

Informoi se në ditët e fundit është kryer kontroll intensiv inspektues të 30B instalimeve dhe 36 instalime që i nënshtrohen miratimit të Elaboratit për mjedis jetësor, me matjen e emisioneve në ajër me ç’rast është konfirmuar se asnjë instalim nuk i tejkalon vlerat kufitare.

Kontroll intensiv ka pasur edhe në vendet e ndërtimit, gjegjësisht automjetet që dalin nga vendet e ndërtimit, që duhet të kenë goma të pastruara dhe të jenë të mbuluara me mushama për shkak të kontrollit të pluhurit. inspektuesit komunal të Qytetit të Shkupit kanë bërë 1.234 kontrolle dha shqiptuan 25 dënime për kompanitë për shkak të mosrespektimit të dispozitave nga Ligji për pastërti publike.

Obligohet NP “Higjiena komunale” ta vazhdojë pastrimin dhe larjen intensive të rrugëve dhe bulevardeve të qytetit që janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit dhe ju porosit komunave të Shkupit ta bëjnë të njëjtën në rrugët që janë në kompetencë të tyre.

Kryetari i Qytetit të Shkupit kreu kontroll të përforcuar te mbajtësit e miratimeve për dorëzimin e mallit përmes Inspektoratit të Qytetit të Shkupit dhe njëherit i bëri thirrje edhe MPB-së të zbatojë kontrolle të përforcuara te subjektet ligjore të cilët posedojnë miratime për dorëzimin e mallrave të dhëna nga Qyteti i Shkupit.

Apeloi deri te të punësuarit e Qytetit të Shkupit që në punë të vijnë me autobusët e transportit publik, ndërsa automobilat zyrtare të Qytetit të Shkupit do të shfrytëzohen vetëm për nevojat e inspektoratit të qytetit.

Ju bën thirrje kryetarëve të komunave të Qytetit të Shkupit t’i intensifikojnë kontrollet inspektuese ndaj subjekteve të cilat menaxhojnë me gomat dhe vajrat e mbetura, ndërsa MPB-ja të zbatojë kufizim të trajnimeve të autoshkollave nga ora 9:30 deri në orën 14:30 dhe pas orës 18:00/

Kërkoi që Ministria e Mjedisit Jetësor, Inspektorati shtetëror për mjedisin jetësor dhe komunat të kryejnë kontrolle të përforcuara ndaj instalimeve që janë nën ingerencat e tyre, nga MPB-ja kërkoi t’i përforcojë kontrolle për respektimin e ndalesës për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese, destinacioni i fundit i të cilit nuk është Qyteti i Shkupit dhe të cilat do të drejtohen për ta shfrytëzuar unazën e Shkupit, në pajtim me sinjalizimin e vendosur rrugor. Nga MPB-ja kërkuan të kryejë edhe kontrolle më të shpeshta të gazrave të lëshuara të automjeteve të cilët marrin pjesë në komunikacion.

Deri te qytetarët apeloi të mos i shfrytëzojnë automjetet pa nevojë, më shumë persona të ecin në një automjet, të shfrytëzohet transporti publik, për ngrohjen e shtëpive të mos shfrytëzohen materiale të mbetura, vaj i djegur makinerik, mbetje të ngjyrosura nga druri, të shfrytëzohet dru i thatë dhe i pastër, furrat me dru të shfyrtëzohen dhe të mirëmbahen sipas udhëzimeve të prodhuesit.

Ajri në Shkup, pardje, dje dhe gjatë natës është i ndotur. Koncentrimet e PM10 grimcave kanë tejkaluar për disa herë dhe në disa stacione matëse arrin edhe mbi 500 mikrogram në metër kub.

Për shkak të ndotjes edhe Qeveria solli masa që hynë në fuqi që nga mëngjesi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button