Navalny thërret protesta mbarëkombëtare për bojkotimin e zgjedhjeve

Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, i cili është ndaluar të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të Rusisë, që do të mbahen në mars, ka bërë thirrje për protesta mbarëkombëtare më 28 janar, në mbështetje të bojkotimit të zgjedhjeve, transmeton REL. 

Në një postim në ueb-faqen e tij, Navalny tha se është e qartë se presidenti rus, Vladimir Putin, i cili do të garojë për mandat të ri, ka nevojë për pjesëmarrje të madhe në zgjedhjet e 18 marsit dhe u bëri thirrje rusëve që t’i bojkotojnë ato.

“Refuzojmë të rizgjedhim Putinin në zgjedhje. Nuk duam të presim edhe gjashtë vjet të tjerë. Duam zgjedhje konkurruese”, tha Navalny.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Rusi ka vendosur më 25 dhjetor që të ndalojë kandidimin e Navalnyt për president, për shkak të një dënimi për krim financiar.

Aktivistët kundër korrupsionit kanë thënë se ky rast ka qenë i motivuar politikisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button