Është vazhduar masa e paraburgimit për 29 persona për dhunën e 27 prillit në Kuvend

Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 sot ua vazhdoi masën për paraburgim 29 personave në lidhje me ngjarjet e 27-prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 23 personave u është vazhduar masa 30-ditë paraburgim, katër personave u është vazhduar masa  arrestit shtëpiak, ndërsa dy të akuzuarve masa e paraburgimit u është ndërruar me arrest shtëpiak, njofton Portalb.mk.

“Këshilli Penal i Repartit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion për vazhdimin e masës së paraburgimit dhe masës së arrestit shtëpiak në lidhje me ngjarjet e 27-prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë solli vendim që ta pranojë propozimin e Prokurorisë edhe për K.M., S.V., L.A., M.Ç., D.L., G.Gj., O.P., M.P., A.A., E.D.B., I.C., B.D., B.I., B.J., I.D., M.P., Z.S., J.Ç., I.S., G.A., B.T dhe B.M e vazhdoi masën me kohëzgjatje prej 30-ditësh”, deklaruan nga Gjykata Penale.

Për L.D., J.T., Zh.P dhe S.M, siç është theksuar, është pranuar masa për vazhdimin e masës për arrest shtëpiak.

Për S.M dhe M.M është pranuar propozimi i Prokurorisë për heqjen e masës së paraburgimit dhe u është përcaktuar masë me arrest shtëpiak.

Kundër vendimeve është e lejuar të ankohen në Gjykatën e Apelit në afat prej 48 orëve pas marrjes së vendimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button