Izraeli paralajmëroi ndërtim të stacionit hekurudhor “Tramp” në Jerusalem

Ministri izraelit i Transportit, Izrael Kac planifikon që ta zgjerojë hekurudhën e shpejtë në Jerusalem, ku në të ardhmen do të ketë stacion i cili do ta mbajë emrin e presidentit amerikan, Donald Tramp.

Hekurudha e shpejtë Tel Aviv – Jerusalem do të përurohet në pranverë.

Plani i ministrit Kac për zgjerim përfshin dy stacione nëntokësore dhe një tunel të gjatë mbi tre kilometra nën qendrën e Jerusalemit dhe Qytetit të Vjetër.

Zëdhënësi i Ministrisë deklaroi se vlera e projektit është më shumë se 700 milionë dollarë dhe në qoftë se aprovohet për realizimin e tij nevojiten katër vite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button