Carovska: Procesi i deinstitucionalizimit filloi nga Demir Kapia dhe Shtëpia për foshnja në Manastir

Në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, pritet që personat e parë të cilët kanë qenë nën përkujdesje në Demir Kapi, me të cilët është punuar për katër muaj, të largohen nga ky institucion dhe të akomodohen në mënyrë përkatëse jashtë institucionit.

Këtë e paralajmëroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në dhënien e paketave të Vitit të Ri fëmijëve të vendosur në institucione nën kompetencë të Ministrisë dikasteriale.

“Procesi i deinstitucionalizimit ose procesi i transformimit të institucioneve të mëdha johumane ka filluar. Në fokus janë fëmijët në ‘Demir Kapi’ dhe foshnjat e Manastirit si dalje e parë dhe pastaj do të shkohet grup pas grupi dhe të gjithë do të marrin akomodim adekuat”, tha ministrja Carovska dhe shtoi se do të bëhen përpjekje që institucionet e mëdha të transformohen deri në vitin 2020 dhe të mos ketë asnjë të tillë.

Sqaroi se në entin në “Demir Kapi” tash e katër muaj po punohet. Me fëmijët punon një ekip prej 15 kujdestarësh dhe profesionistë që punojnë në pavarësimin e tyre, dhe pritet që daljet e para prej atje të jenë në gjysmën e parë të vitit 2018.

Ministrja thotë se procesi zhvillohet së bashku me të punësuarit dhe shpreh bindjen se të gjithë do të kenë kushte më të mira edhe për punë edhe për akomodim.

Për shtëpinë e foshnjave në Manastir thekson se kjo është një temë që kërkon diskutim publik dhe se nuk duhet të lejoj që fëmijët që lindin të institucionalizohen, sepse, siç tha, kjo ka ndikim në zhvillimin e tyre dhe i humbim ato si burim në shoqëri.

Përveç deinstitucionalizimit të fëmijëve në Demir Kapi, Carovska informon se po punohet edhe në deinstitucionalizimin e tre fëmijëve në Entin në Fushë Tophanë dhe të  përkujdesen në fillim të janarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button