Maqedonia në 2017-tën, vit i kthesave! Këto janë gjitha ngjarjet e rëndësishme që ndodhën

Viti që lamë pas nisi me shume pasiguri por dalëngadalë u shndërrua në vit i kthesave, vit që na le të shpresojmë për një të ardhme evropiane. Rënia e një regjimit një-dekadësh nacionalist dhe shqiptarofob është një bazë e mirë për t’ia nisur nga e para.
Padyshim që ngjarja e cila la një vragë të rëndë në Maqedoni ishte ajo e natës së përgjakshme të 27 prillit në Kuvend, një pamje që askush nuk do ta harrojë.
Një dëshmi se çfarë është në gjendje të bëjë një regjim në rënie, një regjim i tërbuar dhe i joshur nga fuqia e pushtetit. Kjo ngjarje duhet të jetë një mësim për të gjithë ata që synojnë pushtetin, të dinë që asgjë nuk është e përjetshme dhe se duhet punë e sinqeritet dhe përkushtim ndaj popullit e jo me manipulim të nxisë dhunë të skajshme.

Këtë vit më në fund pamë se si drejtësia mund të jetë vërtetë e drejtë. Ani pse është bërë shumë pak punë, megjithatë të shohësh si figurat që konsideroheshin të paprekshme deri më tani për çdo ditë frekuentojnë gjykatat, të lë një fije shprese se mund të “bëhemi shtet”.

Është koha e fundit që të përmbyllim kapitullin nacionalist, me udhëheqës që nuk shohin përtej majës së hundës së tyre, dhe të rikthehemi reformave dhe rrugës evropiane. Është koha e fundit që në vitit 2018 qytetarët të ndjejnë se diçka vërtetët po ndryshon, të ndjejnë se premtimet e dhëna po përmbushen, të ndjejnë shijen e demokracisë evropiane. Populli vlerëson dhe populli dënon andaj kujdes!

Më poshtë, ekipi i Portalb-it ka bërë një radhitje kronologjike e të gjitha ndodhive më të rëndësishme politiko-sociale në vend të radhitura sipas datave dhe muajve përkatës.

JANAR

1 janar Maqedoni, filloi zbatimi i Ligjit të ri për përmbarim http://portalb.mk/?p=352460
1 janar Kartela elektronike bëhet e obliguar në transportin publik http://portalb.mk/?p=352426
3 janar Qeveria filloi përndjekjen kundër OJQ-ve http://portalb.mk/?p=353172
7 janar U nënshkrua Deklarata e përbashkët e partive shqiptare të Maqedonisë http://portalb.mk/?p=354506
9 janar Nikolla Gruevski e mori mandatin për formimin e Qeverisë http://portalb.mk/?p=355122
17 janar Maqedoni, ideja e VMRO-së për “desorosoizim” shndërrohet edhe në organizatë http://portalb.mk/?p=358312
18 janar PSP: Tërhiqet aktakuza në lëndën “Puç“ ku akuzohej Zaev http://portalb.mk/?p=358577
24 janar Prokuroria Speciale Publike hapi dy hetime të reja “Tarifa” dhe “Tanku”, keqpërdorime milionash http://portalb.mk/?p=361060
30 janar VMRO-DPMNE dhe BDI nuk arritën marrëveshje për koalicionim http://portalb.mk/?p=363288
partite shqiptare, deklarata, edi rama
Deklarata e partive shqiptare

SHKURT

1 shkurt Presidenti Ivanov vendosi kusht për të dhënë mandatin  http://portalb.mk/?p=364295
2 shkurt VMRO-DPMNE sulmoi ambasadorin amerikan Xhes Bejli http://portalb.mk/?p=364731
3 shkurt MPJ e Maqedonisë reagoi ndaj Shqipërisë për “Platformën e Tiranës” http://portalb.mk/?p=365210
5 shkurt Vazhdon trysnia ndaj sektorit joqeveritar http://portalb.mk/?p=366093
6 shkurt 22 OJQ përgatitën padi kundër organizatës së afërt me VMRO-DPMNE-në “SOS” http://portalb.mk/?p=367304
9 shkurt “E hëna e zezë e vitit 2012”: Strasburgu me vendin në dobi të gazetarëve http://portalb.mk/?p=367453
9 shkurt Kriza me mandatin, komisari evropian Johanes Han vizitoi Shkupin http://portalb.mk/?p=366885
12 shkurt Platforma shqiptare nuk u pranua nga PDSH-ja http://portalb.mk/?p=368490
15 shkurt Filloi procesi gjyqësor kundër vrasësit të Almirit 4 vjeçar, qytetarët përpara Gjykatës http://portalb.mk/?p=369518
18 shkurt Takimi i parë i partive shqiptare, mungoi Lëvizja BESA http://portalb.mk/?p=370662
24 shkurt Shfaqen në skenë protestuesit “Tvrdokorni” të VMRO-së http://portalb.mk/?p=373159
24 shkurt BDI vendosi t’i jep nënshkrimet LSDM-së për formimin e Qeverisë http://portalb.mk/?p=373214
27 shkurt Zaev i dorëzoi nënshkrimet presidentit Ivanov http://portalb.mk/?p=374261
28 shkurt Prokuroria Speciale hapi rastin “Trust” kundër biznesmenit Sead Koçan http://portalb.mk/?p=374825
SOS - Stop Soros
“Stop Soros” – Organizatë e afërt me VMRO-DPMNE-nër për luftimin e OJQ-ve

MARS

1 mars Ivanov nuk ia dha mandatin Zaevit (VIDEO) http://portalb.mk/?p=375654
2 mars Përfaqësuesja e lartë e BE për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini vizitoi Shkupin http://portalb.mk/?p=375779
3 mars Situata në Maqedoni, Rusia akuzoi edhe Shqipërinë http://portalb.mk/?p=376435
4 mars BDI vendosi të shkojë në qeveri me LSDM-në http://portalb.mk/?p=376357
8 mars Vazhdoi përzierja kundër-kushtetuese e priftërinjve në protestat e VMRO-së kundër gjuhës shqipe http://portalb.mk/?p=378301
10 mars Këto janë të gjitha pikat e programit të ri qeveritar të Zoran Zaevit (VIDEO) http://portalb.mk/?p=379368
20 Trysni ndaj PSP-së: Biznesmeni Koçan në arrati, punëtorët e tij protestojnë për të mos shkuar ai në paraburgim http://portalb.mk/?p=383526
21 mars Ivanov refuzoi takimin me komisarin evropian Johanes Han http://portalb.mk/?p=383836
23 mars Larje parash në Maqedoni, “Tabela”, “Treqind”, “Total” dhe “Tifani” rastet e reja të PSP-së (VIDEO) http://portalb.mk/?p=384658
24 mars Brukseli e përsëriti mbështetjen, “sulmi i pushtetit ndaj OJQ-ve është sulm ndaj qytetarëve” http://bit.ly/2E5cijZ
28 mars VMRO DPMNE propozoi “udhërrëfyes” për marrëveshje mbipartiake për zgjidhjen e krizës http://portalb.mk/?p=386821
Ahmeti - Zaev
Ahmeti – Zaev

PRILL

3 prill Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk vizitoi Shkupin http://portalb.mk/?p=388819
4 prill “Freedom House”: Maqedonia me rënie më të madhe të demokracisë në Ballkan http://portalb.mk/?p=389177
6 prill Kritika të ashpra për Gruevskin dhe Ivanovin në Parlamentin Evropian http://portalb.mk/?p=389973
11 prill Një i punësuar në NLB banka ka vjedhur 2 milionë franga dhe 270 mijë euro http://portalb.mk/?p=392063
13 prill Donatori i VMRO-DPMNE-së rizgjidhet kryetar i Komisionit Antikorrupsion http://portalb.mk/?p=392833
19 prill PSP ngriti akuzë ndaj ish kreut të Manastirit, Vlladimir Taleski http://portalb.mk/?p=394930
26 prill “Raportuesit pa kufij” publikuan raportin për mediat, Maqedonia më keq në rajon http://portalb.mk/?p=397043
26 prill Gjorgje Ivanov refuzoi të takohet me zëvendës-ndihmës sekretarin shtetëror i departamentit amerikan për Evropë dhe Euro-Azi, Hojt Brajan Ji http://portalb.mk/?p=397173
27 prill Talat Xhaferi u zgjodh kryetar Kuvendi, protestuesit e VMRO-së sulmuan Parlamentin, Zaevin, Ziadin Selën http://portalb.mk/?p=397809
27 prill SHBA dhe BE e njohën zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi http://portalb.mk/?p=397900
28 prill Përmbledhje: Gjithçka që ndodhi gjatë sulmit në Kuvend http://portalb.mk/?p=397971
28 prill Ministri Nuhiu shkarkoi Çavkovin nga shtabi operativ http://portalb.mk/?p=398297
29 prill Reagime të ashpra për dhunën në Kuvend: Skenar i përgatitur nga VMRO-DPMNE-ja! http://portalb.mk/?p=398228
Dhuna në Kuvend
Dhuna në Kuvend

MAJ

3 maj Talat Xhaferi hyri në kabinetin e kryetarit të Kuvendit http://portalb.mk/?p=399579
6 maj Vritet kryetari i komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi http://portalb.mk/?p=400724
15 maj Pas më shumë se dy muaj arrati, pas shfuqizimit të paraburgimit kthehet biznesmeni Koçan http://portalb.mk/?p=403504
17 maj Gjorge Ivanov ia dha mandatin Zoran Zaevit http://portalb.mk/?p=404397
19 maj 7 vjet burg për vrasësin e Komandant “Shqiponjës” http://portalb.mk/?p=405401
22 maj Tre raste të reja të PSP-së, VMRO-DPMNE e dyshuar për larje parash http://portalb.mk/?p=406230
22 maj Video ekskluzive – deputetët e VMRO-DPMNE-së ua kanë hapur dyert huliganëve në Kuvend http://portalb.mk/?p=406448
24 maj Agjenti serb ka qenë i pranishëm gjatë kohës së incidenteve në Kuvend http://portalb.mk/?p=406988
27 maj BDI me 6 ministra në Qeveri http://portalb.mk/?p=408208
28 maj Aleanca për Shqiptarët me 2 ministra në Qeveri http://portalb.mk/?p=408524
28 maj LSDM me 17 ministra në Qeveri http://portalb.mk/?p=408507
31 maj U formua Qeveria e re e Maqedonisë, Zoran Zaev kryeministër http://portalb.mk/?p=409522
Kabineti qeveritar 2016-2020

QERSHOR

1 qershor Gjyshi i Tamarës së ndjerë tentoi ta vret ish ministrin e Shëndetësisë Nikolla Todorov http://portalb.mk/?p=410026
2 qershor MASH: Hiqet testimi ekstern http://bit.ly/2zrCB0l
1 qershor Kryeministri Zaev u vendos në Qeverinë e Maqedonisë http://portalb.mk/?p=410019
9 qershor Shfaqen reformatorët në VMRO-DPMNE http://portalb.mk/?p=413479
13 qershor U mbyll gazeta “Dnevnik” http://portalb.mk/?p=415006
18 qershor LSDM zgjodhi nënkryetarët, Muahmed Zeqiri ndër to http://portalb.mk/?p=417288
22 qershor Qeveria i shfuqizoi reklamat qeveritare http://portalb.mk/?p=418995
26 qershor Komisari Johanes Han sërish erdhi në Shkup http://portalb.mk/?p=420507
28 qershor Takim i dytë i partive politike parlamentare shqiptare, mungoi Lëvizja BESA http://portalb.mk/?p=421358
29 qershor Specialja ngriti 17 akuza për 18 lëndë, kërkoi paraburgim i funksionarëve të lartë VMRO-DPMNE-së http://portalb.mk/?p=421630
Johanes Han në Shkup
Johanes Han në Shkup

KORRIK

1 korrik Prokurorisë Speciale i skadoi afati për ngritje të akuzave http://portalb.mk/?p=422349
2 korrik Çështja e emrit, ndërmjetësi Nimic vizitoi Shkupin http://portalb.mk/?p=423126
3 korrik Seri tërmetesh në Ohër, shkaktohen dëme materiale http://portalb.mk/?p=423416
5 korrik U promovua plani Qeveritar 3-6-9 (DOKUMENT) http://portalb.mk/?p=424124
5 korrik PTHP ia dorëzoi “Sopotin” Prokurorisë Speciale http://portalb.mk/?p=424221
6 korrik Maqedoni, VMRO-DPMNE i formoi 10 grupe parlamentare për të bllokuar punën në Kuvend http://portalb.mk/?p=424657
12 korrik Adili shpalli shkrirjen e “Unitetit” në “Aleancë për Shqiptarët”, Ostrehi nuk e pranon http://portalb.mk/?p=426929
18 korrik Paraburgim për Grujevskin, Jakimovskin dhe Boshkovskin, jo edhe për Mijallkovin http://portalb.mk/?p=429230
19 korrik Takimi i tretë i partitve parlamentare shqiptare, sërish mungoi Lëvizja BESA http://portalb.mk/?p=429069
21 korrik “Kopshti Bleta” bëri bujë në opinion me ligjeratat fetare http://portalb.mk/?p=430309
26 korrik Shfuqizohet titulli “Аrtist i kombit” http://portalb.mk/?p=431953
27 korrik Arratisen Grujoski dhe Boshkovski, Gjykatësit u kanë dhënë një javë kohë mos t’i gjejë policia http://portalb.mk/?p=432127
28 korrik Takim i katërt i partive shqiptare, BESA nuk mori pjesë, PDSH lëshoi mbledhjen  http://portalb.mk/?p=432247
Methju Nimic
Methju Nimic

GUSHT

3 gusht Shfuqizohet obligimi i qytetarëve për dorëzim të paraqitjeve tatimore vjetore në DAP http://portalb.mk/?p=434633
8 gusht Superkupa e UEFA-s, Real Madrid dhe Mançester Junajted në Shkup http://portalb.mk/?p=436334
9 gusht Mbyllet javorja “Republika” http://portalb.mk/?p=436860
14 gusht Strugë, vritet me armë zjarri, bosi i prostitucionit Dilaver Bojku http://portalb.mk/?p=438478
17 gusht U shkarkua nga Kuvendi “marioneta e mafies” prokurori Marko Zvërlevski http://portalb.mk/?p=439437
19 gusht Shpërthen zjarr në deponinë e Tetovës, alarmante gjendja e ajrit http://portalb.mk/?p=440391
20 gusht Protestë: Me kontejnerë të rrëzuar para komune, tetovarët kërkuan dorëheqjen e Arifit http://portalb.mk/?p=440551
21 gusht Pas 7 viteve, Velija Ramkovski doli nga burgu http://portalb.mk/?p=440912
21 gusht Protestë e “Eco Guerillas”, kërkohet burg për shkaktarët e djegies së deponisë në Tetovë http://portalb.mk/?p=440832
21 gusht Serbia i tërheq në konsultim diplomatët e saj nga Maqedonia http://portalb.mk/?p=440776
25 gusht LR-PDSH zyrtarisht ndryshoi emrin në Aleanca për Shqiptarët http://portalb.mk/?p=442750
28 gusht Hapet zyrtarisht sheshi “Skenderbej” në Shkup http://portalb.mk/?p=443462
30 gusht UNITETI i Qufës dhe disa lëvizje i bashkohen Aleancës për Shqiptarët http://portalb.mk/?p=444304
Deponia e Tetovës, 19 gusht 2017

SHTATOR

1 shtator Filloi orari me dy turne në disa institucione dhe kopshte http://bit.ly/2DxkDN9
8 shtator VMRO-DPMNE me fushatë për t’i frikësuar qytetarët nga refugjatët që nuk ekzistojnë http://bit.ly/2pivkjF
14 shtator Dënohet për mobing ish-kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski http://bit.ly/2CWI6pH
14 shtator Në Tetovë është lëshuar në përdorim stacioni filtrues i sistemit të ri për furnizim me ujë http://bit.ly/2kYBtfa
16 shtator Raporti i Pribesë për Maqedoninë: ende askush është dënuar për krimet http://bit.ly/2BzkoDG
21 shtator Betohet anëtarja e re e KSHZ-së, Ermira Asani Salija e BESA-s http://bit.ly/2ByAU70
25 shtator Filloi fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 15 tetorit http://bit.ly/2CYETWW
25 shtator Gjykata Themelore caktoi 30 ditë paraburgim për Edmond Temellkon http://bit.ly/2C1zz84
Fushatë zgjedhore
Fushatë zgjedhore

TETOR

1 tetor Kthehet tarifa e lirë për rrymën elektrike http://bit.ly/2pvI5aB
5 tetor Ndërroi jetë i plagosuri bartësi i listës së pavarur të këshilltarëve në Kërçovë, Alit Abazi http://bit.ly/2zqXvfQ
15 tetor U mbajt rrethi i parë i zgjedhjeve lokale: LSDM udhëheq në 37 komuna, VMRO-DPMNE në 15, BDI në 4 http://bit.ly/2kTuLb3
17 tetor Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët vendosin të bashkëpunojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale http://bit.ly/2BM8VRf
18 tetor Këto janë emrat e këshilltarëve të rinj në komunat me shumicë shqiptare http://bit.ly/2C8E7Kd
18 tetor Qeveria e Gruevskit dhe Ahmetit, në vitin 2011 Tarçullovskit i ka ndarë nga 5.000 euro në muaj http://bit.ly/2C7K9uw
26 tetor Kryetari i Gjykatës Penale Ribarev pasi “sëmuret” jep edhe dorëheqje http://bit.ly/2C1nRYG
29 tetor U mbajt rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale: LSDM-ja ka 58 komuna, BDI 10, VMRO-DPMNE 5, Aleanca me BESË 4, PDSH 1 http://bit.ly/2DbV9DX
Rivotimi në vendvotimin 2901 në Çair, 12.11.2017

NËNTOR

2 nëntor Shtatë shekuj e gjysmë burg dhe tetë burgime të përjetshme “Grupin e Kumanovës” http://bit.ly/2DRuo97
5 nëntor Shkup, protestë kundër vendimit për rastin e Kumanovës, kërkohet ekspertiza ndërkombëtare http://bit.ly/2kX2VuL
8 nëntor Rasti “Fortesa 2”, 18 muaj burg për agjentin Goran Grujovskin http://bit.ly/2BRyX5G
12 nëntor U mbajt rrethi i tretë i zgjedhjeve lokale në Çair, fitoi Ganiu i BDI-së http://bit.ly/2kXTA5Z
16 nëntor Qeveria  e Maqedonisë e miratoi propozim-ligjin dhe plotësimin e ligjit për dëshmitarë të mbrojtur http://bit.ly/2pDsea6
18 nëntor Në Zajaz u varrosën mbetjet mortore të viktimave shqiptare nga masakrat nga viti 1913 e deri pas LDB http://bit.ly/2kX82Lt
11 nëntor Seancë e përbashkët qeveritare mes Maqedonisë dhe Bullgarisë http://bit.ly/2C49u5T
22 nëntor Konferenca “E-shoqëri.mk”: na duhet liri që të mbrojmë privatësinë http://bit.ly/2ChU1zv
27 nëntor Gazetë e re ditore në Maqedoni, “Nezavisen vesnik” http://bit.ly/2BDsGq2
27 nëntor Kisha Ortodokse e Bullgarisë, pranoi të jetë kishë-amë e Kishës Ortodokse të Maqedonisë http://bit.ly/2zyEFUk
28 nëntor Gjykata Penale paraburgosi ish ministrin e MPB-së Mitko Çavkov http://bit.ly/2Cb5Md8
28 nëntor Arrestimet për terrorin e 27-prillit në Kuvend, Gruevski dhe VMRO me protestë para Gjykatës së Shkupit http://bit.ly/2BDs57O
29 nëntor Gjykata shpalli vendimin, 19 persona gjithsej janë paraburgosur për terrorin e 27 prillit http://bit.ly/2BBTiI6
30 nëntor Komisioni i Kuvendit ua hoqi imunitetin 6 deputetëve të VMRO-së http://bit.ly/2pygN3q
Të arrestuarit e 28 nëntorit për sulmet e 27-prillit

DHJETOR

1 dhjetor Zbulohet laborator i madh për prodhimin e drogës në Reçicë të Vogël të Tetovës http://bit.ly/2l0jkyr
1 dhjetor Luta, Ismailoviq dhe Aziri të dënuar të rastit “Monstra” u lëshuan në liri http://bit.ly/2DT6OsD
4 dhjetor Skandal: Anëtarët e KSHZ-së e kanë shpërblyer vetveten me nëntë rroga bonus http://bit.ly/2C8LNtq
5 dhjetor Gjykata Penale: tre paraburgime dhe tre arreste shtëpiake për deputetët e VMRO-DPMNE-së http://bit.ly/2laMZnQ
10 dhjetor Nikolla Gruevski dha dorëheqje nga posti lider i VMRO-DPMNE-së http://bit.ly/2Dfcn3r
12 dhjetor Pas skandalit tetë anëtarë të KSHZ-së dhanë dorëheqje, mbeti vetëm Salija e BESA-s http://bit.ly/2ldzwMj
12 dhjetor Zoran Zaev për vizitë zyrtare në Kosovë http://bit.ly/2laO6E2
15 dhjetor Seancë e përbashkët qeveritare mes qeverive të Maqedonisë dhe Shqipërisë http://bit.ly/2BU3jok
16 dhjetor Shkup, protesta kundër ndotjes së ajrit: funksionarët shtetëror të realizojnë premtimet http://bit.ly/2BScndt
19 dhjetor Prokuroria Speciale e Maqedonisë ka hapur shtatë lëndë të reja hetuese, 17 të dyshuar http://bit.ly/2kZP0US
23 dhjetor Hristian Mickoski është zgjedhur lider i ri i VMRO-DPMNE-së (VIDEO) http://bit.ly/2BEV9fl
25 dhjetor Lubomir Joveski zgjedhet prokuror shtetëror i Maqedonisë http://bit.ly/2BS89lX
25 dhjetor Kuvendi i votoi emrat e rinj të ministrave dhe zv/ministrave, Selës i merret Ministria e Shëndetësisë http://bit.ly/2kZoFpD
28 dhjetor Aleanca për Shqiptarët del nga koalicioni qeveritar http://bit.ly/2Ds76FL
Gruevski u largua nga pozita - kryetar i VMRO-DPMNE-së
Gruevski u largua nga pozita – kryetar i VMRO-DPMNE-së

LEXO MË SHUMË

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button