Qeveria: MPB i ka shkelur parimet profesionale për informim gjithëpërfshirës

Qeveria e Maqedonisë në seancën e mbrëmshme e ka konstatuar propozim – vendimin për miratimin e programit vjetor të Radio Televizionit të Maqedonisë (RTVM) për vitin 2018 dhe propozim – vendimin për miratimin e planit financiar të RTVM-së për vitin 2018, njofton Portalb.mk.

“Ky vendim është shoqëruar me mendimin e Qeverisë në të cilën theksohet vendosje jo në kohë të programit vjetor për punë të RTVM-së e cila nuk është pajtueshmëri me ligjin, e ka penguar, sigurimin e ndikimit në opinion ndaj punës së përgjithshme të shërbimit publik, por edhe se RTVM i ka shkelur parimet profesionale për informim gjithëpërfshirës në opinion me ndalimin e transmetimit të drejtpërdrejtë nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë më 27 prill”, thuhet në kumtesën e RTVM-së.

themeluesi i RTVM-së është Kuvendi i Maqedonisë, para të cilit shërbimi publik i dorëzon raportet dhe planin financiar, por edhe para të cilit jep përgjegjësi.

Qeveria mbrëmë ka diskutuar për RTVM-së pas kërkimit të mendimit nga Kuvendi.

“Njëjtë sikur Gjykata Kushtetuese në disa raste të caktuara që kërkon mendim nga Qeveria, të njëjtën e bën edhe Qeveria. Diskutimi i sotëm u bë pas kërkesës së mendimit nga Kuvendi, i cili e ka miratuar programin vjetor dhe planin financiar të RTVM-së”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button