Zaev: Me ligjin për sport do të sigurojmë stabilitet për financim

Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë mori pjesë në solemnitetin me rastin e zgjedhjes së sportistit të vitit. Qëllim strategjik i Qeverisë, sipas tij, në sport është të shtohen mjetet për sport dhe të garantohet dhe mbrohet pavarësia dhe zhvillimi i tij.

Zaev, duke e cituar basketbollistin e NBA-së, Majkëll Xhordan, tha se sporti, njëjtë si edhe jeta, është përplot me sfida dhe vazhdimisht jep mundësi të reja.

“Edhe jeta, si edhe sporti është përplot me sfida dhe jep mundësi, sërish dhe sërish, për goditje, për shënim, për sukses, apo jo? Suksesi është, që: topi në kosh, në gol, shigjeta në cak. Por, sukses edhe më i madh është dëshira, vullneti, qëndrueshmëria, të investuara në atë përpjekje, që çon drejt momentit të atij koshi, goli, caku. Dhe jo sukses më i vogël  është edhe topi i pasuar, mundësia e njohur se atëherë kur dikush prej nesh nuk mundet, dikush tjetër afër nesh mundet”, tha Zaev.

Sipas kryeministrit, leksionet sportive janë leksione jete, ndërsa përvojat sportive janë përvoja jetësore.

U shprehi respekt, siç tha, sukseseve të sportistëve, trajnerëve… me të cilët ata na bëjnë të lumtur dhe krenarë, por me angazhimet e tyre e bashkojnë, nxisin popullin dhe e inkurajojnë të besojë se fitoret janë të mundshme.

Zaev tha se i bindë sportistët se sporti do t’u kthehet punonjësve të sportit.

Përmes projektit sporti shkollor, i filluar në tetor, sipas tij, është rritur për 20 për qind numri i fëmijëve të cilët merren me sport dhe rekreim.

Ka filluar ndërtimi i baseneve të reja shkollore në 12 komunat më të mëdha. Kanë filluar procedurat për kthimin e katër sallave të federatave, përmes investimit në kategoritë rinore të klubeve në vitin 2018 do t’u ndihmohet mbi 240 klubeve rinore, më të mirët në kategoritë e tyre, të vazhdojnë ta avancojnë sportin e të rinjve.

Заев спортист на годината

Do të vendoset edhe Fondi për sport, ndërsa vitin e ardhshëm do të fillojë procedura për ndërtimin edhe të shtëpisë së sportit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button