Gjykatësja Mihajllova nuk do ta gjykojë më ish-kryeministrin Gruevski, shtyhet rasti “Shuplakat”

Diskutimi kryesor për lëndën “Dhuna në Komunën Qendër” do të fillojë prej fillimit për shkak se gjykatësja Tatjana Mihajllova e cila ishte kompetente për këtë lëndë nuk do të jetë më sepse ajo do të jetë përgjegjëse për çështje tjera. Gjykata propozoi shtyrje të rastit për me dy shkurt, me këtë datë u pajtua edhe prokurori i Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Gavrill Bubevski, njofton Portalb.mk.

Në rastin “Dhuna në Qendër” apo “Shuplakat” të akuzuar janë ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski edhe nëntë individë të tjerë.

Gruevski dhe Janakieski gjykohen bashkë, pasi që dy të akuzuar tjerë të rastit “Dhuna në qendër” në seancat paraprake kanë pranuar faji. Pas pranimit të fajit të dy të akuzuarve Jordan Ristevski dhe Tomisllav Llazarov, gjykatësja Tatjana Mihajllova e ka veçuar procedurën për ata.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale Publike, të akuzuarit, kanë nxitur dhe ka organizuar disa anëtarë të VMRO-DPMNE për protestë kundër rrënimit të kishës “Shën Konstantini dhe Elena” e cila ishte në fazën e ndërtimit në bulevardin “Maqedonia”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button