Grevë në çerdhet e Çairit, të punësuarit nuk e kanë marrë rrogën e nëntorit

Çerdhja “Borbardha” në Çair prej sot është në grevë pasi që të punësuarit dy muaj nuk kanë marrë rrogë. Prej sot kanë paralajmëruar se do të jenë në greve edhe të punësuarit në çerdhen “Fidani”, njofton Portalb.mk.

Të dy çerdhet thonë se të punësuarit nuk e kanë marrë rrogën e nëntorit. Dje ishin të zbrazëta objektet e “Borëbardhës”, ndërkaq te dyert shkruante “GREVË. Prej ditës 26.12.2017, i gjithë stafi i Kopshtit “Borëbardha” – fillon me grevë për shkak të mospagesës së pagave nga ana e Komunës. Kërkojmë përkrahje dhe mbështetje nga të gjithë prindërit”.

Nga Komuna e Çairit thonë se e dinë për grevën dhe se problemi është te pengesat administrative, pasi që Këshilli i Komunës ende nuk ka kryetar.

“Janë miratuar vendimet nga ana e Këshillit të Komunës dhe të njëjtat do të jenë të plotfuqishme pasi që t’i nënshkruaj kryetari i Këshillit në pajtueshmëri me nenin 48 paragrafi 3 nga ligji për vetëqeverisje lokale i cili thotë se “Kryetari i Këshillit nënshkruan parimet të cilat i ka miratuar Këshilli në afat prej tre ditëve nga dita e miratimit dhe ia dorëzon kryetarit të Komunës për publikim”, thonë nga Komuna e Çairit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button