KOLLTUKU

Kolltuk, o ndihmës gjenish, padrejtësisht je bërë simbol i pushtetit të keqpërdorur…

Mbase ky simbol është shpikur nga rrjepacaku, për të cilin kolltuku është privilegji më i madh.

Kolltuku mund të ishte simboli i njeriut të përkushtuar.

Mund të ishte simboli i shkrimtarit, shkencëtarit, artistit.

Ulet aty shkrimtari ose dramaturgu dhe krijon vepra që nuk i mposht harresa e shekujve.

Aty është ulur Shekspiri dhe ka krijuar vepra me fantazma, intriga, krime.

Ulet aty poeti dhe me gjuhën e harruar trazon ndjenjat e miliona njerëzve që janë dhe atyre që do të vijnë.

Aty është ulur Bodleri dhe ka krijuar perlat e zeza, lulet e ligësisë.

Ulet aty kompozitori dhe krijon kryevepra muzikore, me fuqinë e së cilave, si thuhet për kryeveprat e Mocartit, njeriu mund të lëviz i qetë edhe nëpër natën e errët të vdekjes.

Ulet aty shkencëtari dhe shpik formula që e futin mendjen njerëzore në dimensione të tjera kohe e hapësire.

Aty është ulur edhe gjeniu i dritës.

Ulet aty ekonomisti dhe e krijon projektin që i shërben mirëqenies së njerëzve.

Ulet aty mjeku dhe zbulon ilaçin e ndonjë sëmundje që kosit miliona njerëz.

Ulet aty burrështetasi dhe punon për vendin e tij; punon për qytetarin e sotëm dhe të nesërm.

Aty jemi shtrirë me orë të tëra, shpesh në gjendje gjysmë kllapie.

Kemi shkruar shumëçka me bindjen se krijimet tona do ta shkelmonin harresën, por pas disa ditësh kemi qeshur me mendimet naive, që kemi menduar se mund t’i sfidonin shekujt.

Kemi futur sërish e sërish në përdorim makinën e grisjes, të fshirjes, më të domosdoshmen dhe më të pashmangshmen makinë të shkrimtarit.

Po të fliste kolltuku do t’i rrëfente sekretet tona, do të fliste për zhgënjimet, ligështimet apo për trazimet tona.

Aty na ka marrë edhe gjumi, kemi parë ëndrra nga më absurdet, ashtu sikurse aty na kanë lindur ide për projektet tona të ardhshme.

Kemi medituar, qeshur e qarë.

Kemi folur me vetveten para se të flisnim me të tjerët.

Dhe kolltuku ka qenë ndihmës, që padrejtësisht është bërë simbol i njeriut të etur për pushtet…

I tillë, i heshtur, i vlefshëm është kolltuku im i vjetër, që nuk e ndërroj me asnjë kolltuk tjetër…

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Tek Ministria nuk konkurrove, ani, ndoshta edhe bere mire, ndoshta ti percove edhe pavetedijshem nje mesazh se ne vend normal si nuk jemi ne, ata te Ministrise duhet te te bejne ftese qe te konkurrosh atje ose te te vene vecmas nga konkurruesit tjere se ti me poezite me kolumnat iluministe e ke vetevene Salen ne vendin e merituar, ne Olimp dhe beso se fjale nuik eshte e tepert dhe nuk e them sall une.. paraprakisht, ata qe krijojne politikat e reja ne ate Ministri duhet ta kene lexuar ose te pakten te kene degjuar per Vdes pas gjerave te imta, dhe rrjedhimisht duhet ta dine, eshte detyrim i tyre zyrtar qe ta dine se ajo permbledhje e llojit margaritar nuk gjendet ne asnje librari per ta blere dhe ky eshte turp i politikes qorre kulturore. Ai liber vazhdon mos te jete i perkthyer ne maqedonisht se kur te perkthehet do te shihet qarte se Maxhirov per te cilin cohet gjithe ai pluhur brenda dhe me imput shteteror edhe jashte mund te jete vetem ciraku yt. Nuk eshte poet i dobet ai, por ti je i pakrahasueshem edhe me poetet me te afirmuar se sa M. i cili ne opinionin kulturor maqedon llogaritet si poet me i mire ne vend (!!), mandej Lidija Dimovska, edhe nje cirake e ytja kenget e se ciles per mua personalisht jane te bezdisshme, i kam lexuar nje pjese me zor, dhe e lash, kurse romanet i ka te ekzagjeruara, ose me qarte, nese libri eshte dashur te kete 80 faqe ajo e ka bere me 150, pa material te mjaftueshem. POR AMA. kur lexoj/me Lindite Ahmetin, Lulzim Hazirin, Vjollce Berishes me ato perlat e dashurise, nuk ke kohe te humbur aty, vec perfitim, kenaqesi kulmore. I to je to.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button