Sela: Zaev nuk ka nevojë të ndjehet keq për mua, por për premtimet që ju ka dhënë qytetarëve

Në emisionin 200 me Nazim Rashidi ku mysafir ishte Ziadin Sela, i pyetur: Si e cilësoni deklaratën e Zoran Zaev-it, kur thotë se më vjen keq që kështu u zhvilluan gjërat në raport me Aleancën, përcjell Fol.

Ziadin Sela tha se “nuk duhet të shqetësohet Zoran Zaev për të, dhe nuk ka nevojë që ai të merakoset dhe të shqetësohet për premtimet që i ka dhënë para qytetarëve dhe të punojë me seriozitet që t’i përmbush ata”.

I pyetur se pse nuk e votoi prokurorin publik për të vazhduar me reformat në drejtësi ai tha se ka pasur arsye të “fortë”.

“Prokurorin publik nuk e kam votuar sepse kam një arsye të fortë, në Kumanovë kam një kryetar dege (duke aluaduar në Isuf Seferi) babain e të cilit (Arif Seferin) e kanë burgosur dhe e kanë mbytur në burg pikërisht këta gjykatës andaj unë s’mund të votoj për një prokuror të tillë. Për këto çështje janë marrë vesh LSDM dhe BDI”,
ka deklaruar Sela.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button