Një e treta e fëmijëve në Izrael jeton nën kufirin e varfërisë

 Në një raport sipas të dhënave zyrtare në Izrael thuhet se çdo i treti fëmijë në këtë shtet jeton nën kufirin e varfërisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e përgatitur nga Këshilli Kombëtar për Sigurinë e Fëmijëve në kuadër të Qeverisë së Izraelit, i cili iu prezantua presidentit Reuven Rivlin, thuhet se numri i fëmijëve në Izrael ka arritur në 850 mijë dhe se ky numër përbën 33 për qind të popullsisë së përgjithshme të këtij vendi.

Në raport theksohet se një të tretat e fëmijëve në këtë shtet përpiqen të mbijetojnë nën kufirin e varfërisë.

Më tej thuhet se 62 për qind e fëmijëve palestinezë shtetas të Izraelit, 20 për qind e fëmijëve të komunitetit hebre dhe 40 për qind e komunitetit fetar hebre vazhdojnë jetën e tyre nën kufirin e varfërisë.

Duke bërë të ditur se rajoni i Kudsit është rajoni më i varfër në Izrael, në raport thuhet se 37 deri në 53 për qind e fëmijëve të këtij rajoni jetojnë nën kufirin e varfërisë.

Gjithashtu bëhet e ditur se në kryeqytetin e Izraelit, Tel Aviv, niveli i fëmijëve të cilët jetojnë nën kufirin e varfërisë është vetëm 19 për qind.

Sipas të dhënave të Qendrës zyrtare për Statistika të Izraelit, në këtë shtet me popullsi prej 8 milionë e 680 mijë banorësh jetojnë 1 milion e 808 mijë arabë muslimanë. Kjo përbën 20.8 për qind të popullsisë së përgjithshme.

Këta palestinezë të cilët janë shtetas të Izraelit ankohen se qeveria e Izraelit bën diskriminim ndaj tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button