Katër të arrestuar në Holandë nën dyshimet për terrorizëm

Policia në Holandë ka arrestuar katër veta, përfshirë një shtetas zviceran, të dyshuar për përfshirje në aktivitete të lidhura me terrorizmin.

“Policia në Roterdam ka arrestuar katër veta mbrëmjen e së dielës, nën dyshimet për përfshirje në terrorizëm”, tha të martën përmes një deklarate Zyra e Prokurorit Publik, transmeton REL.

Policia holandeze ka bastistur tri shtëpi dhe ka konfiskuar të dhëna, por nuk ka gjetur armë apo eksplozivë, thuhet në deklaratë.

Të dyshuarit mbeten në paraburgim deri në paraqitjen para gjykatës.

Holanda deri më tani nuk ka përjetuar sulme terroriste, sikurse disa fqinj të afërt të saj në Evropë.

Këtë muaj, policia atje ka qëlluar dhe plagosur një person të armatosur me thikë në Aeroportin Shipol, por autoritetet kanë thënë se incidenti nuk ka qenë i lidhur me terrorizëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button