Shkup, Ibraimi, Pavloski dhe Stojimenovski shpallen zjarrfikësi polici dhe gjakdhuruesi i vitit

Qyteti i Shkupit sot i shpalli policin, zjarrfikësin dhe gjakdhuruesin më të mirë për vitin 2017. Zjarrfikës më i mirë është shpallur Xhevat Ibraimi, komandant i repartit në Brigadën  Zjarrfikëse të Qyteti të Shkupit, nëpunës më i mirë policor për vitin 2017 është Zoran Pavllovski, i punësuar në Sektorin për siguri të trafikut rrugor pranë Sektorit të Punëve të Brendshme – Shkup, ndërsa për gjakdhurues më të mirë është shpallur Zoran Stojimenovski.

Mirënjohjet i ndau zëvendëskryetari i Qytetit të Shkupit Enver Maliqi i cili tha se kjo mirënjohje duhet të jetë motivim personal për secilin prej tyre, por edhe shembull i mirë për mjedisin në të cilin punojnë.

“Humaniteti është vlerë shoqërore. Kjo është pjesë e parimeve tona. kjo është pjesë e etikës tonë. Shkupi është qytet i solidaritetit dhe si i tillë i kultivon traditat e humanitetit dhe solidaritetit ndaj të gjithë atyre të cilëve u duhet ndihmë. Për këtë qëllim Qyteti i Shkupit në mënyrë shtesë i motivon ata që më shumë kanë kontribuar për promovimin e humanitetit me veprat e tij”, tha zëvendëskryetari Enver Maliqi.

Ibraimi theksoi se mbresëlënëse për këtë vit ka qenë pjesëmarrja në aksionin për shpëtimin e dy personave në Vodno të cilët janë nxjerrë të gjallë nga humnera e thellë 30 metra.

Polici më i mirë Pavllovski humanitetin e tij e ka shfaqur në ndihmën e shoferit i cili ka qenë me një grua shtatzënë në automjet, ndërsa është bllokuar në trafik të shkaktuar nga protesta.

Gjakdhuruesi i cili u shpall më i mirë e bën këtë vepër nga viti 1988 dhe deri më tani ka dhuruar gjak 104 herë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button