Zaev: Do të stimulohet kërkesa e duhanit dhe do të stabilizohet kombinati i Prilepit

Blerja e duhanit po zhvillohet pa pengesa, pa probleme. Rekolta është cilësore dhe deri më tani është arritur çmim blerës mesatar prej 209,5 denarësh dhe së bashku me subvencionin i cili në afat do të paguhet, kultivuesit e duhanit mesatarisht nga rekolta e këtij viti do të marrin 269 denarë apo 4,4 euro, që janë të ardhura të dinjitetshme.

Këtë sot e deklaroi kryeministri Zoran Zaev i cili me ministrin e Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, me inspektoratin bujqësor dhe me kompetentët në blerjen e duhanit ishte në terren për vizitë në pikat blerëse të “Sokotab” në Krivogashtan dhe në pikën e qytetit të Kombinatit të duhanit Prilep.

“Nga bisedat me bujqit ky është vit i mirë për bujqit, kryesisht për shkak të cilësisë së lartë të duhanit. Me çmimin mesatar prej 209,5 denarë dhe subvencioni prej 269 denarëve që është çmim dinjitoz.  Bujqit thonë se prej dhjetë hektarëve sa mesatarisht prodhojnë dhe me 1.600 kilogramë mesatar për hektar, kjo është 7.000 euro të ardhura për kultivuesit e duhanit. Mesatarja për familje të cilat punojnë është 7-8 denarë dhe rreth 5.000 euro të ardhura, që është mjaft me rëndësi sepse nga duhani në vend jetojnë 30.000 familje apo rreth 100.000 banorë”, tha Zaev.

Заев тутун

Tendenca e Qeverisë është të rritet kërkesa e duhanit që do ta rrisë edhe çmimin, të ketë konkurrencë më të madhe, ndërkaq paralajmërohet rekolta e re dhe të stabilizohen gjendjet në kombinatin e duhanit Prilep.

Zaev paralajmëroi se vitin tjetër do të ketë ndryshime dhe plotësime të Ligjit për duhan, që do të thotë se do të vendoset rritje motivuese e subvencioneve.

Sipas inspektoratit bujqësor deri të shtunën, 23 dhjetor 2017, në vend janë blerë 17.140 tonë duhan me çmim mesatar prej 209,5 denarësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button