Mënyra më e lehtë për t’i shpëtuar erës së keqe të gojës, sipas një dentisti

Mos mendoni se duke larë dhëmbët çdo ditë do të mund të shpëtoni nga era e keqe e gojës. Nëse ushqimi mbetet në dhëmbë sepse nuk i lani mirë dhe nuk i pastroni me fillin dentar, ai konvertohet menjëherë në baktere dhe mund ta imagjinoni erën kundërmuese nga goja. Sigurohuni që të paktën dhëmbët t’i lani patjetër në darkë. Shumë njerëz nuk e kuptojnë se ushqimi i mbetur në gojë gjatë natës shkakton një erë të paimagjinueshme në mëngjes.

Dhe mos harroni të lani edhe gjuhën. Bakteret akumulohen edhe në gjuhë duke shkaktuar një erë të fortë. Sigurohuni të pini edhe shumë ujë. Në momentin që goja është e thatë, prodhohet më pak pështymë dhe si pasojë ushqimi dhe bakteret qëndrojnë më gjatë në gojë.

Mos harroni gjithashtu se tharja e gojës përveç etjes shkaktohet edhe nga faktorë të tjerë. Për shembull, kafja, alkooli, duhanpirja, madje edhe disa ilaçe mund të shkaktojnë tharje të gojës. Nëse keni erë të keqe nga goja, pavarësisht se përdorni gjatë gjithë kohës larës goje, që në të shumtën e rasteve vetëm sa e kamuflon për momentin atë, duhet të bëni një kontroll te dentisti. Përveç higjienës së dobët, era e keqe e gojës shkaktohet edhe për arsye të tjera që nuk mund të kurohen vetëm duke i larë apo përdorur fill dentar për dhëmbët.

Burimi: Business Insider / Shendeti.com.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button