Manchester Unitet ofertë për Dybalan

Paulo Dybala nuk po kalon momente të mira te Juventusi dhe klubet e njohura evropiane po tentojnë të marrin.

‘La Joya’ ka qëndruar në tri ndeshje radhazi në bankë, dhe me këtë Max Allegri i ka treguar se nuk është i pazëvendësueshëm te bardhezinjtë, transmeton Telegrafi.com.

Pas këtyre lëvizjeve e ardhmja e tij është vendosur në pikëpyetje.

Dybala në verë mund t’i japë lamtumirën Juventusit pasi në drejtim të tij ka shumë oferta.

 Së fundmi garës për të firmosur me yllin argjentinas garës i është shtuar edhe Manchester United që ka gati një ofertë prej 70 milionë euro.

Një shifër e ulët kjo për ta kënaqur Juventusin, të cilët nuk do të flasin me askënd nën çmimin e 150 milionë euro.

Jose Mourinho beson dhe se do ta transferojë Paolo Dybalan në ‘Old Trafford’ me mënyrën e tij. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button