Navalny kërkon bojkot të procesit zgjedhor në Rusi

Komisioni Qendror Zgjedhor i ka ndaluar edhe zyrtarisht liderit opozitar, Aleksei Navalny që të garojë kundër presidentit rus, Vladimir Putin në zgjedhjet presidenciale të marsit të vitit të ardhshëm në Rusi, njofton REL.

Aktivisti kundër korrupsionit, Navalny ka bërë thirrje për bojkotim të procesit zgjedhor.

Komisioni ka thënë se dënimi, për të cilin Navalny beson se ishte i motivuar politikisht është arsyeja kryesore se pse ai nuk mund të garojë për president.

Sipas sondazheve Putini mund të fitojë lehtë edhe një tjetër mandat dhe mund të jetë në detyrë deri me 2024.

Përveç një anëtari që ka abstenuar gjatë votimit, të 12 anëtarët e tjerë të komisionit kanë votuar për të penguar kandidimin e Navalnyt.

Përmes një mesazhi të incizuar, që është publikuar vetëm disa minuta pasi është marrë vendimi nga komisioni, Navalny u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të bojkotojnë votimin.

“Procedura në të cilën jemi të thirrur për të qenë pjesëmarrës nuk është proces zgjedhor. Vetëm Putini dhe kandidatët e tij të zgjedhur janë pjesë e tij”, ka thënë ai.

“Nëse marrim pjesë në këto votime, do të votojmë për gënjeshtra dhe korrupsion”.

“Ne do të kërkojmë nga secili të bojkotojë këto zgjedhje. Nuk do ta njohim rezultatin”, ka thënë Navalny.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button