Një vozitës në Tetovë ka goditur një fëmijë me veturën e tij dhe ka ikur menjëherë

Dje rreth orës 13 në Reçicë të Vogël të Tetovës, një veturë e tipit “Golf” e vozitur nga një person i panjohur deri tani, e ka goditur një këmbësor nëntëvjeçar dhe menjëherë ka ikur nga vendi i ngjarjes, njofton Portalb.mk.

Nga goditja fëmija ka marrë lëndime të lehta trupore dhe është dërguar në Spitalin e Tetovës dhe pas trajtimit mjekësor është lëshuar në mjekim shtëpiak. Sipas njohurive të para pas inspektimit, shkaku për aksidentin ka qenë shpejtësia e pakontrolluar.

Po merren masa për gjetjen veturës dhe kryerësit të veprës penale, pjesëmarrës në aksident.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button