Lukashenko nënshkroi ligj për mbështetje të bllokçein dhe kriptovalutave
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko nënshkroi ligj për mbështetjen shtetërore të bllokçeinit dhe kriptovalutave.
Sipas ligjit të ri, të gjitha transaksionet dhe të ardhurat nga kriptovalutat janë të liruar nga pagesa e tatimit për pesë vitet e ardhshme.
Lukashenko me këtë vendosi korniza të të ashtuquajturit “zhvillim të ekonomisë digjitale” në Bjellorusi.
Qëllimi i legjislativës është mënjanimi i burokracisë e cila do të mundet potencialisht të pengojë implementimin e bllokçeinit dhe jep dritë të gjelbër për shkëmbimin e kriptovalutave.
Lukashesnko sqaroi se qëllimi kryesor është IT kompanitë globale që të vijnë në Bjellorusi dhe të hapin zyra të tyre, qendra zhvillimore dhe të krijojnë produkte të famshme botërore digjitale.