Të punësuarit e “Transmet” do ta padisin kompaninë nëse deri për Vitin e Ri nuk i marrin rrogat

Vazhdon greva e të punësuarve të kompanisë ndërtimore “Transmet”, ish-pronar i së cilës është i akuzuari i parë në lëndën “Trust” të Prokurorisë Speciale Publike, Sead Koçan. Nëse deri për Vitin e Ri nuk i marrin rrogat dhe nuk ju paguhen kontributet dhe regresi për pushimin vjetor, të punësuarit paralajmërojnë padi kolektive kundër kompanisë, njofton Portalb.mk.

Prej sot greva e tyre do të përhapet edhe në më shumë lokacione.

Rrogat në “Transmet” filluan të vonojnë që nga shkurti i këtij viti. Të punësuarit kanë marrë përgjigje nga pronarët se shkaku për mospagesën e rregullt është se shteti i ka borxh kompanisë rreth tre milionë euro obligime të papaguara.

Dje ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski tha se shteti nuk i ka borxh asnjë ndërmarrjeje, mes tyre edhe “Transmetit”.

LEXO: Rasti “Trust” me falsifikim dokumentesh disa kompani kanë përfituar mbi 17 milionë euro

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button