Deskoska: Kërkohet defokusim të fuqisë së ministrit, rektorëve dhe dekanëve

Ligji për arsim të lartë që është dërguar te faktorët relevant për debat ka të bëjë me defokusimin e fuqisë së ministrit për Arsim dhe Shkencë, defokusim të fuqisë nga duart e rektorit dhe defokusim të fuqisë nga duart e dekanit, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska në emisionin TV “24 vest”, transmeton Portalb.mk.

Draft versioni i ligjit të ri është vendosur në regjistrin elektronik të rregullores ENER për sugjerimet e mëtejme dhe për propozime të reja.

Deskoska është e kënaqur me propozimet e të gjitha palëve e interesuara –universitetet, plenumet, sindikatat për krijimin e ligjit të ri. Qëndrimet e grupit punues, tha Deskoska, mposhtin shumë probleme të ligjit të tanishëm dhe si do duhej të duket i riu.

Por ka pasur edhe pyetje të caktuara në të cilat kanë ekzistuar qëndrime kundërshtuese – një propozim është bazuar në autonominë e universitetit dhe autonominë në kuadër të universitetit, gjegjësisht dekoncentrimin e fuqisë në lidhje me atë se si janë vendosur strukturat e menaxhimit dhe propozim për disa funksione në personalitete të caktuara – përfaqësues të universiteteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button