Shkup, marrëveshje për ndërtimin e rrugës eksprese në zonën Vizbeg – Stenkovec

Kryeministri Zoran Zaev dhe përfaqësues të Shoqatës së afaristëve privatë nga zona industriale Vizbeg – Stenkovec sot në takim në Qeveri kanë arritur marrëveshje që të përgatitet projekt i ri për rrugën eksprese në zonë, si zgjidhje e interesit të përbashkët, ndërsa komunat nëpër të cilat kalon aksi të përpunojnë plane  detajore urbanistike të reja apo t’i harmonizojnë ekzistueset.

Mbledhja, informojnë nga pres-shërbimi qeveritar, ka qenë tërësisht i përkushtuar në çështjet e hapura, të cilat duhet të jenë të zgjidhura që të fillojë ndërtimi i autostradës Bllacë-Shkup, si dhe aksi rrugor nga unaza tek qarkorja para hyrjes në zonën industriale Vizbeg, e cila deri në udhëkryqin me bulevardin “Sllovenia” duhet të ndërtohet si rrugë eksprese.

“Në drejtim të mirëkuptimit të plotë dhe pranimit të çështjeve të hapura që i tangojnë afaristët, është arritur marrëveshje që për rrugën e re eksprese të përgatitet projekt i ri, i cili në mënyrë më të vogël të mundshme do të ndikojë në lëshime të caktuara të parcelave pronësore të ekonomistëve që kanë objekte përgjatë aksit”, informojnë nga pres-shërbimi qeveritar.

Për shkak të nevojave të sigurisë apo të tjera infrastrukturore, është arritur marrëveshje që komunat Butel, Karposh dhe Çuçer Sandevë, nëpër të cilat kalon aksi, ose do të kyçen me rrugë të tjera servise dhe përmbajtje shoqëruese infrastrukturore, në afat më të shkurtër të mundshëm të qasen drejt përpunimit të planeve  detajore urbanistike ose të përgatisin ndryshime dhe plotësime të tashmë ekzistueseve.

Nga Qeveria tregojnë se intervenimet në PDU-të e komunave, dhe pjesërisht edhe të Qytetit të Shkupit janë të domosdoshme që të sigurohet plan ligjor dhe i bazuar, përgatitje dhe realizim të projekti të ri për aksin nga qarkorja në rrethrrotullimin, nëpër zonën e Vizbegut, deri te rruga “Sllovenia”.

Në takim është dakorduar se të gjitha këto intervenime përgatitore do të zbatohen me mbështetje të plotë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, dhe në koordinim me Qytetin e Shkupit.

“Përshpejtimi i punëve për realizimin e zgjidhjes së autostradës nga Kosova drejt Maqedonisë, si dhe për ndërtimin e rrugës eksprese, si projekte infrastrukturore strategjike, është me rëndësi të madhe për kompanitë vendore të cilët veçmë punojnë në zonën e Vizbeg-Stenkovec, si dhe për ato të cilët tregojnë interes të madh të ndërtojnë objekte afariste në këtë zonë”, theksojnë nga Qeveria.

Në takim kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koçe Angjushev, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, si dhe kryetari i Qytetit të Shkupit dhe kryetari i Komunës së Butelit, Petre Shilegov dhe Velimir Smilevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button