ARBANA

E gjeta fotografinë që dilte nga pantallonat, midis kanotieres dhe fanellës së lehtë. S’ishte zhubrosur aspak. Një mrekulli e vërtetë, nëse mendohej që kishte përfunduar aty sipas gjasës si pasojë përshkak të mundjes. Rimora menjëherë fotografinë dhe ndenja të sodisja pamjen e ëmbël: por mu duk se ajo më buzëqeshte me pamje hidhnake dhe pak larg, e paaritshme si për një që s’do të më kishte dashur kurrë. Isha aty, në këmbë, me fotografinë në dorë, e kaloja nga njëra dorë në tjetrën dhe gati sa s’lutesha që të ndryshonte shprehjen, si një statujë e vogël e gjallë, që papritur sytë e saj të tregonin një shikim më mikpritës, kur ndjeva të më prekin në shpatull.

U ktheva ende gjysëm i mbledhur në gjumë, në fillim u duk se nuk më njihte.

“Ah,po”- tha pas pak, duke fërkuar qepallat, ” je ai i dashuruari” dhe gogësiu pa ngurruar.

Tani ajo po ecën nëpër trotuar, sërish vetëm. Vështron përreth një kërkim të diçkaje derisa njerëzit vazhdojnë të sorrollaten gjetiu. Me pamje të kënaqur hap librin që ka në dorë dhe për herë të parë nis të lexon duke zgjedhur lulja: pikërisht, Arbana, personazhi që mba emrin e saj.

Tash po endem të kërkoj brenda dhe përreth meje parajsën hyjnor dhe me jetë që në sy kaliste ditën e re pa pritur më, braktisi bregun…

Autor: Eroll Velija

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button