Votimi ministrave dhe zv/ministrave, flet Ziadin Sela (VIDEO)

Pas votimit të ministrave të rinj të Qeverisë së Maqedonisë, lideri i Aleancës për Shqiptarët njëherit edhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë, Ziadin Sela, ka mbajtur konferencë për shtyp në të cilën e ka deklaruar qëndrimin e tij, në lidhje me veprimin e tij të mëtutjeshëm politik, njofton Portalb.mk.

“Ne kemi dhënë kontributin tonë për ta rrëzuar një pjesë të regjimit, ndërkaq ne u luftuam nga pjesa tjetër e cila ngeli pjesë e Qeverisë. Do të qëndrojmë në Qeveri derisa të votohet ligji për përdorimin e gjuhëve, ndërkaq më pas do të kërkojë nga kryeministri, Zoran Zaev, që t’i shkarkojë të gjithë persona me poste nga Aleanca për Shqiptarët”, tha Sela.

Sela tha se për atë “pak është e rëndësishme se a ka shkelur marrëveshje për një vend të ministrit”, por për të është e rëndësishme që t’u qëndrojë marrëveshjeve tjera, ku ndër to është edhe votimi për gjuhën shqipe.

Sela tha se subjekti i tij do të vazhdojë të mbështesë reformat, por në të njëjtën kohë i bëri thirrje Kryeministrit Zoran Zaev që t’i shkarkojë funksionarët e Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria.

“Do të votojmë këtë ligj dhe prej këtij momenti Aleanca për Shqiptarët nuk do të jetë pjesë e një Qeverie e cila mban emrin Qeveri reformatore por fatkeqësisht është shndërruar në lavatriçe e politikanëve të inkriminuar dhe korruptuar dhe po lan nga mëkatet këto politikan sidomos që i përkasin bllokut politik shqiptar në Maqedoni – tha Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Sela akuzon Zaevin për tradhti pasi sipas tij shkeli marrëveshjen për formimin e Qeverisë reformatore, e cila sipas tij tashmë është shndërruar në Qeveri lavatriçe për pastrimin e aferave korruptive të partnerëve të koalicionit.

“Jo, nuk e kemi ndërmend ne të kërkojmë zgjedhje të parakohshme. 2018 vit shumë i rëndësishëm për Maqedoninë që të debllokohen proceset euro-integruese dhe Maqedonia sa më shpejtë të bëhet anëtare e NATO-së. Ne do të flakim interesin tonë partiak që është zgjedhje sa më shpejtë me qëllim që të përballemi me BDI-në – theksoi Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

I pyetur nëse subjekti i tij është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme, Sela theksoi se për Maqedoninë viti 2018 është vit i rëndësishëm dhe se Aleanca nuk kërkon një gjë të tillë, por që sipas tij mezi pret ballafaqimin me BDI-në.

Ndryshe, në periudhën e fundit ka ndodhur përplasje mes Aleancës  për Shqiptarët dhe LSDM-së, gjegjësisht kryeministrit Zoran Zaev, pasi që, ky i fundit ka propozuar emër nga partia e tij. Ziadin Selës i ofroi një vend zv/kryeministër si këmbim për Ministrinë e Shëndetësisë, me të cilën kishte udhëhequr bashkëpartiaku, Arben Taravari, i cili tani u bë kryetar i Kuvendit, megjithatë Sela nuk e pranoi ofertën duke e cilësuar si “Ministri Byreku”.

Nga ana tjetër, deklaratën e djeshme të lideri të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, “ku tha se Ministria e Shëndetësisë i takon ASH-së”, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev e ka cilësuar si diçka me të cilën “Sela dëshiron të tregohet” dhe se pret që i njëjti do ta pranojë ofertën për zëvendëskryeministër.

“Pres që zotëri Sela, i cili është lideri i një partie të vogël, që me shumë gjasë dëshiron të tregohet, do të pranojë ofertën për zëvendëskryeministër të reformave. Pres një hap të tillë nga partia që udhëheq me 20 sektorë të shtetit. Nuk është e mundur të ndërroj cilindo ministër që është në funksion nga 1 nëntori, menjëherë pas zgjedhjeve lokale”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button