Ja çfarë thotë pas zgjedhjes, kryeprokurori Joveski

Pas zgjedhjes për kryeprokuror , Lubomir Joveski, premtoi se do ta kthejë besimin e humbur në Prokurorinë Publike. Ai i falënderoi për dhënien e besimit për zgjedhjen e tij dhe tha se ajo për atë është nder i madh, por edhe përgjegjësi, njofton Portalb.mk.

“Për mua është nder i madh dhe përgjegjësi. Jam përpara sfidës së madhe që ta kthej besimin e humbur. Do të distancohem nga pushteti ekzekutiv dhe qendrave tjera të fuqive. Garantoj pavarësi në punën e prokurorëve dhe ndjekjen e krimit ndaj bazës së fakteve dhe dëshmive. Gjatë kohës së kryerjes së funksionit, do ta respektoj Kushtetutën”, tha Joveski.

Ai nuk deshi të precizojë se cili do të jetë rasti i parë, me të cilin do të kapet për pune.

“Lejoni që dhjetëra ditë të shohim se cilët janë prioritetet e Prokurorisë”, theksoi Joveski.

Prokurori i ri, shtoi se është përmirësuar bashkëpunimi me Prokurorinë Speciale Publike dhe ajo do të vazhdojë në pajtueshmëri me mundësitë ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button