Angjushev: Për mua është e pranueshme, Maqedonia e Re, Veriore, e Epërme

“Kjo Qeveria ka kapacitet dhe transparencë që të bisedojë për temat rreth çështjes së emrit, dhe shohin sinjale pozitive edhe mes bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë edhe palën greke”, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev në emision “Stadion” në Kanal 77, njofton Portalb.mk.

“Atë çfarë dua të them është se linja e kuqe për të cilën nuk duhet që të lëshohet pe është identiteti, identiteti maqedonas, gjuha etj., dhe se emrin duhet ta bëjmë anjë përcaktues i cili do të jetë i pranueshëm internacionalisht. Do të thotë, unë jam i mendimit se duhet që të zgjidhet kjo çështje. Maqedonia e Re, Veriore ose e Epërme, atë populli ta tregojë. Për mua të tre opsionet janë të pranueshme”, thotë Angjushev.

Sipas tij, zgjidhja e emrit është punë e politikës së jashtme, megjithatë, thekson ai, bëhet fjalë për çështje të brendshme e cila lidhet edhe me ekonominë.

“Nëse doni prosperitet ekonomik, ju patjetër fillimisht, përskaj masave ekonomike dhe sundimit të ligjit edhe të keni gjendje politike stabile, ndërkaq gjendja stabile politike në Maqedoni bëhet atëherë kur vendi të anëtarësohet në BE dhe NATO”, tha Angjushev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button