Guatemala ndjek shembullin e SHBA-së për Jerusalemin

Presidenti i Guatelamës, Jimmy Morales, ka thënë se vendi i tij do të bart ambasadën në Jerusalem, duke ndjekur hapin e njëjtë sikur Shtetet e Bashkuara, transmeton REL.

Morales ka thënë se ka vendosur për ndërrimin e lokacionit nga Tel Avivi në Izrael, pasi ka biseduar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka zemrëruar botën arbane dhe aleatët e tij kudo në botë kur njoftoi gjatë këtij muaji, se Shtetet e Bashkuara e njohin Jerusalemin kryeqytet të Izraelit.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar me 129 vota në favor të një draft rezoulte, me anë të së cilës kundërshtohet vendimi i Uashingtonit për Jerusalemin.

Guatemala, ishte vetëm një nga shtatë shtetet që e përkrahën SHBA-në, për të votuar kundër rezolutës.

Trump ka kërcënuar se mund të ndërpresë ndihmën financiare për shtetet që kanë votuar në favor të rezolutës së OKB-së.

Palestinezët e konsiderojnë Jerusalemin si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button