Fjala magjike e cila mund t’ua shpëtojë lidhjen ose martesën

Psikologu amerikan, Uilliam Xhejms vlerëson se një prej shkaqeve më të shpeshta për ndërprerjen e lidhjeve apo martesave është ajo se njëri ose të dy partnerët nuk ndjehen të respektuar sa duhet.

Për këtë, sipas tij, fjala magjike e cila mund të shpëtojë më shumë lidhje nuk është “të dua”, por “faleminderit”.

Problemi, siç thekson Xhejms, nuk është në atë se njerëzit asnjëherë nuk thonë faleminderit, pasi që është normale ta falënderosh dikë kur bën diçka të bukur.

“Problemi qëndron aty që zakonisht nuk shohim se dikush ka bërë diçka të bukur, pasi që atë e konsiderojmë si të zakonshme. Faleminderit nuk guxon të thuhet vetëm kur personi tjetër pret falënderim, duhet të thuhet edhe në situata kur partneri nuk e pret këtë”, thekson Xhejms.

Ai thekson se fjalia “Por, nënkuptohet se jam falënderues/e” është një prej më të rrezikshmeve në lidhje. Nëse nënkuptohet se jeni falënderues është mirë edhe të thuhet, pasi që partneri nuk e di se çfarë nënkuptoni ju dhe mund të mendojë se nuk e keni vërejtur mundin e tij.

“Faleminderit është fjalë e cila mund ta shpëtojë lidhjen”, thekson Xhejms.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button