Shkencëtarët: Fosili i algës më të vjetër në botë një miliard vite

Shkencëtarët erdhën në përfundim se fosili më vjetër i algës është i vjetër rreth një miliard vite, raporton Anadolu Agency (AA).

Studiuesit nga Universiteti McGill në Kanada kanë ardhur në përfundim të moshës së fosilit të algës më të vjetër në botë të zbuluar për të parën herë në vitin 1990 në Arktikun e Kanadasë. Ata konsiderojnë se ky është ekzemplari i parë i organizmave qelizore.

Lloji i algës i quajtur Bangiomorpha pubescens është e vjetër 1.4 miliardë vite. Më parë supozohej se bëhet fjalë për vjetërsinë mes 720 milionë dhe 1.2 miliardë vite.

Ekspertët thonë se forma e fosilit i ngjason algës së kuqe, të bimës primitive e cila sot mund të gjendet në koralet e shkëmbinjve nënujorë. Një nga format e saj, të njohur si nori, është një nga përbërësit e zakonshëm të sushit.

Bota është krijuar para rreth 4.5 miliardë vitesh, ndërsa gjetjet çojnë drejt asaj se jeta është paraqitur në formën e një bakterie detare para 3.7 deri në 4.2 miliardë vitesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button