Do më shumë Ajolën apo Tiranën? Kështu u përgjigj Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka qenë mysafir në “Xing me Ermalin”.

Veliaj është përgjigjur pyetjeve të Ermalit, por edhe atyre të publikut, shkruan lajmi.net.

E në njërën prej rubrikave që është “Pyetje nga Facebook-u”, Erioni u zu në siklet nga pyetja që i kishte bërë një qytetar.

“Kë do më shumë gruan tënde Ajolën apo Tiranën se sa herë flet për Tiranën thua që e do shumë”, shkruan qytetari.

Megjithatë, kryetari u përgjigj në atë mënyrë që nuk e lë pas as njërën as tjetrën “Janë dy dashuri të ndryshme. Ajola është dashuria ime personale  ndërsa Tirana dashuria ime profesionale. Unë dua edhe punën që bëj, edhe njeriun që e kam për të gjithë jetën”, tha Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP