Afganistan: Nga shpërthimi i bombës janë vrarë së paku 7 civilë
Së paku 7 civilë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur, kur minibusi me udhëtarë u godit nga shpërthimi i një bombe në provincën jugore Helmand në Afganistan, kanë thënë zyrtarët, transmeton REL.
Ky incident i rëndë ndodhi sot herët në mëngjes në rajonin Marja.
Mediat lokale kanë raportuar se në mesin e të vrarëve ka edhe gra e fëmijë.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, në periudhën janar – shtator të këtij viti, nga pajisjet e improvizuara eksploduese, janë vrarë 371 civilë afganë dhe janë plagosur 432 të tjerë.